E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështimi, Terim dorëhiqet nga Turqia

Ish-trajneri i Milanit njofton dorëheqjen nga pankina e kombëtares së Turqisë, pas humbjes ndaj Belgjikës. "Kundër Armenisë do të jetë ndeshja ime e lamtumirës". Kështu Fatih Terim, tekniku i kombëtares turke të futbollit, ka njoftuar largimin e tij pas takimit të fundit eliminator për Botërorin 2010, ku Turqia nuk do të jetë prezente. Të shtunën është mundur 2-0 në Bruksel nga Belgjika. Gjysmëfinalistja e Euro 2008 nën drejtimin e Terim, është tashmë e treta në grupin 5 të zonës europiane, të fituar nga Spanja, me pikë të plota: 9 fitore në po aq takime. Në vendin e dytë është Bosnja, që do të luajë në "play-off".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›