E Diel, 1 Nëntor 2026

Ançeloti: Dinjo duhet të stërvitet

Karlo Ançeloti gjen kohë të mendojë edhe për ish-dashurinë e tij italiane, Milanin. Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi kuqezinjtë, trajneri i Çelsit ka shpjeguar se, sipas mendimit të tij, "ka humbur disi motivimin me lamtumirën e Kakasë". Ndërsa më pas flet edhe mbi temën "Ronaldinjo": "Problemi është shumë i thjeshtë: ai duhet të stërvitet". Pasi ka ezauruar temën për Milanin, Ançeloti ka folur për eksperiencat e tij në Itali e Angli: "Diferenca mes Italisë dhe Anglisë? Gjëja e parë që mund të bëjë Italia, është rikonstruktojë stadiumet. Stadiumet aktuale janë të vjetra". Më pas flet për të ardhmen të cilën e ëndërron si trajneri i Romës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›