E Diel, 1 Nëntor 2026

Dridhjet pasuese të Wall Street-it

Autori i Lajmit: Nga Harold Mejerson

Sipas një ankete të revistës NBC-Wall Street Journal, e cila ishte botuar në fund të janarit, kishte treguar se 74 për qind e amerikanëve besojnë se nuk është bërë mjaft për ta rregulluar industrinë bankare
Njëjtë sikur tërmetet, Goldman Sachs mund të sulmojë në çdo kohë. Puna e saj mund të kalojë pa u vërejtur shumë, mirëpo kur ajo të zgjohet mund të ketë pasoja katastrofale.
Konsideroni: Në vitin 2001 kishte lejuar një pako financiare për qeverinë e Greqisë. Kjo ishte raportuar muajin e kaluar nga revista New York Times. Vitin e kaluar, kur qeveria e re mori pushtetin, kishte zbuluar se borxhi i Greqisë ishte shumë më i madh se sa që kishin njoftuar qeveritarët e vjetër, duke ju falënderuar marrëveshjeve të cilat kishin lejuar huamarrjen për tu trajtuar si këmbime valutore, më mirë se sa një hua. Po ashtu ishte bërë me dije se deficiti i Greqisë nuk ishte 3.7 për qind, por ishte 12.7 për qind.
Të gjithë në një ditë pune në Wall Street
Roli i Goldman Sachs dhe bankave të tjera investuese të Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar qeverinë greke për ti fshehur borxhet e saja është duke u hetuar. Por, rezultatet e këtyre zbulimeve ishin tmerruese dhe kishin shkaktuar një dridhje. Qeveria greke është në zvogëlim e sipër, e cila do ta thellojë recesionin kombëtar. Euro, një valutë kontinentale e cila po ashtu përdoret edhe në Greqi, ishte nën sulmin e valutës tregtare. Anëtaret e tjera të Bashkimit Evropian ishin të detyruara ta mbajnë Greqinë nga mungesa, ngase ajo ka ndikim në Bashkësinë Evropiane dhe po ashtu ajo mund të jetë edhe kërcënim për gjithë projektin e një Evrope të bashkuar.
Nuk është se megjithëse këto lloj transaksionesh nuk kanë bërë kërdi në ekonominë botërore. Ishte pa aftësia e AIG, për të bërë një marrëveshje të mirë. Pra, ndoshta do të mund të pritet që kongresi të rregullojë tregjet financiare, e cila ishte përjashtuar nga rregullorja në vitin 2000. Por, do ta keni gabim. Këto reforma do të kishin mundësuar blerësve çmime dhe interesa të volitshme, kështu që Lehmans, e ndoshta edhe grekët nuk do të prishnin gjithçka.
Pa marrë parasysh versionin për rregullim financiar, për të cilin është duke lobuar Kris Dod, do të bëjë diçka më të mirë, por mbetet të shihet.
Anketa e revistës NBC
Sido që të jetë, ekzistojnë arsye të forta për dyshim
Me sa duket, Dod do ta braktisë idenë për një qëndrim të lirë në agjencinë për mbrojtje financiare të konsumuesve CFPA. Në shpresë për të fituar disa vota të republikanëve, ai ka nevojë për një përkrahje. Dod ka propozuar qe agjencinë ta vendosë në Bankën qendrore. Historikisht dhe në mënyrë mjaft karakteristike, brenga e Fed për konsumatorët rrallë herë ka qenë e dallueshme. Pra, nëse vendosim CFPA dhe Fed, do të ishte sikurse ta vendosim ushqimin dhe administratën e barnave në një vend të njëjtë. Por, mu atëherë kur administrata e Obamës kishte propozuar ta frenojë sektorin financiar ai kishte goditur murin.
Nuk është puna aty nëse Wall Street është e popullarizuar, apo ka qenë imponuese sa i përket asaj për ti drejtuar faktet në dobi të saj. Sipas një ankete të revistës NBC-Wall Street Journal, e cila ishte botuar në fund të janarit, kishte treguar se 74 për qind e amerikanëve besojnë se nuk është bërë mjaft për ta rregulluar industrinë bankare. Bankat investuese si ajo e Goldman nuk kanë bërë mjaft risi në financat e tyre të sofistikuara në dekadat e fundit për të ndihmuar ekonominë e Main Street.
Gjatë dy viteve të fundit, asnjë grup apo organizatë nuk ia ka dalë për të siguruar më shumë përkrahje qeveritare se bankat.

Ky lajm është publikuar: 07/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›