Vritet në mes të bulevardit, 38-vjeçari, borxhe në kumar
Autori i Lajmit: Redaksia
Festim Çekiçi është qëlluar me plumb në kokë natën e së premtes duke u gdhirë e shtunë, në qytetin e Pogradecit. 38-vjeçari është sulmuar me pistoletë, ndërsa mësohet se në momentin e agresionit ai ka qenë i pashoqëruar me asnjeri.
Sulmi ka ndodhur në afërsi të shëtitores “1 Maji” në qytetin e Pogradecit. Policia thotë se kalimtarët e rastit gjetën kufomën e 38-vjeçarit pa jetë në bulevard dhe menjëherë lajmëruan forcat e rendit.
Borxhet
Sipas dëshmive të mbledhura deri më tani nga policia, mësohet se viktima kishte disa muaj që luante shpesh në lojëra fati, kryesisht kumar, ku kishte humbur sasi të mëdha parash. Madje, dëshmitarët e parë të marrë në pyetje nga policia i kanë raportuar kësaj të fundit se 38-vjeçari kishte lozur deri vonë në një nga lokalet e lojërave të fatit në qendër të qytetit të Pogradecit dhe në momentin kur e kanë qëlluar ai ka qenë shumë pak hapa larg këtij të fundit. Oficerët e policisë kanë marrë në pyetje pronarin e lokalit, por ai mësohet të ketë thënë në polici se atë natë, viktima, 38-vjeçari, Çekiçi ka shkuar në shtëpi si të gjithë netët e tjera, ndërsa ka treguar se ai kohët e fundit kishte humbur shumë para në lojë. Kështu, uniformat blu të gjitha kërkimet për gjetjen e autorëve të krimit i kanë fokusuar tek të njohurit e viktimës.
Hetimi
Por, deri në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës nuk ka pasur të dhëna për autorët e mundshëm të këtij krimi. Burime të policisë lokale bëjnë me dije se janë shoqëruuar më shumë se 15 persona në lidhje me ngjarjen, por ende nuk ka një rezultat për hetimet. Ndërkohë, që trupi i të ndjerit, 38-vjeçarit Çekiçi pritet ti jepen sot nderimet e fundit nga familjarët, ku dhe do të bëhet varrimi.
Ky lajm është publikuar: 07/03/2010