E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drini dhe Valbona rrezikojne Fierzen

Kukes

Reshjet e panderprera ne verilindje te Shqiperise ne Kosove dhe ne Maqedoni ka shtuar dukshem nivelin e prurjeve ne kaskaden e Drinit vecanerisht ne hidrocentralin e Komanit. Raportimet me te fundit per prurjet ne Drin flasin per nje sasi prurjesh prej me shume se 1000 metra kub uje ne sekonde ndersa liqeni i Fierzes ndodhet ne kuoten e rreth 285 metrave mbi nivelin e detit. Burime nga Fierza bejne te ditur se niveli i tanishem i liqenit jo shume afer pikes kritike qe eshte 296 metra lejon menaxhim te situates hidrike. Megjithate mesohet se per te parandaluar nje perkeqesim te situates hidrike qe prej dy ditesh ne Hidrocentralin e Fierzes jane hapur edhe portat e shkarkimit per nje sasi prej rreth 150 metra kub ne sekonde.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›