E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me pistolete e fut ne canten e studentes

Arrestimi

Per tu treguar i forte ne sy te se dashures studente kishte marre pistoleten me vete dhe nga Mirdita kishte udhetuar drejt Tiranes. Gjate gjithe kohes e mbante armen ne brez e shpeshhere i dukej duke harruar se perreth mund te kishte edhe agjente policie. Kete e ka kuptuar vetem kur i ka pare prane dhe armen ia ka kaluar te dashures por ka qene shume vone. Ai eshte prangosur dhe pistoleta te cilen e kishte fshehur ne canten e shoqerueses i eshte sekuestruar. Behet fjale per nje 27-vjecar nga Mirdita i cili u arrestua dje ne ambientet e nje lokali prane parkut Rinia ne Tirane. Agjentet e Komisariatit Nr. 3 kane marre informacion operativ se Turi Jaku ishte i armatosur dhe po qendronte me te dashuren ne nje lokal. Menjehere agjentet te veshur civile e kane lokalizuar dhe e kane mbajtur nen kontroll. Pak para se policia te nderhynte Jaku ka kuptuar levizjen e tyre dhe pistoleten tip TT ia ka kaluar te dashures studente e cila e ka futur ne cante. Menjehere policia ka nderhyre duke kontrolluar fillimisht 27-vjecarin dhe me pas shoqeruesen. Kur ata jane marre ne pyetje ka rezultuar se arma ishte e tij keshtu qe sherbimet e Komisariatit Nr. 3 kane arrestuar 27-vjecarin dhe kane lene te lire vajzen e re e cila e shoqeronte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›