E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me pistolete ne postbllok prangoset nje 25-vjecar

Lezhe

Burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Qarkut te Lezhes bene te ditur se mengjesin e djeshem eshte bere arrestimi i shtetasit Marjan Pjetri 25 vjec me banim ne qytetin e Shengjinit.

Ne komunikaten zyrtare policia sqaron se arrestimi i tij u be per arsye se ne oret e para te se merkures rreth ores 0100 ne vendin e quajtur kryqezimi i Ures se Matit gjate nje kontrolli te ushtruar nga sherbimet e policise lokale ky shtetas eshte kapur me nje pistolete nje karikator dhe tete fisheke te cilat u sekuestruan ne cilesine e proves materiale.

Materialet i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhe per vepren penale te Mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›