Boboshtica prokuroria kerkon dokumentet e komunes
Prokuroria e Korces i kerkon sqarime Komunes se Drenoves per skandalin e demtimit te varrezave te fshatit Boboshtice. Me ane te nje shkrese zyrtare organi i akuzes i eshte drejtuar komunes per te mesuar rrethanat ne te cilat eshte kryer ndertimi mbi varrezat e Boboshtices. Ne pergjigje te kesaj shkrese zyrtare sic konfirmon kryetari i komunes Flamur Sala ai ka konfirmuar per grupin hetimor se ndertimet prej betoni te kryera ne varrezat e vjetra te fshatit jane te paligjshme. Kreu i komunes Flamur Sala konfirmon se ka pasur nje leterkembim zyrtar me Prokurorine e Korces per te sqaruar ligjshmerine e ndertimeve ne varrezat e Boboshtices. Prokuroria me ane te nje shkrese zyrtare me ka kerkuar nese eshte marre leje per ndertimet prej betoni ne varrezat e Boboshtices dhe cila mund te kete qene ajo firme private qe ka kryer apo furnizuar me materiale keto punime. Ne pergjigje te kesaj shkrese nje dite me pare i kam komunikuar zyrtarisht prokurorise se per ndertimet prej betoni ne keto varreza nuk eshte marre asnjehere leje nje veprim ky qe duhej te ishte kryer si detyrim ligjor para kesaj njesie te qeverisjes vendore. Nuk i jam pergjigjur dot prokurorise per firmen private qe mund te kete furnizuar me material ndertimi per betonizimin e nje pjese te varrezave te vjetra te Boboshtices perderisa te ne nuk eshte marre asnjehere leje dhe nuk eshte paraqitur asnje individ apo subjekt privat qe te kerkoje te kryeje punime ne keto varreza. Per kete nuk jam ne dijeni ka sqaruar kreu i Komunes Drenove.