E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli 22 vjet burg Fotaq Zaharise

Vendimi

Gjykata e Apelit e Krimeve te Renda ka shpallur fajtor Fotaq Zaharine i konsideruar ne Vlore si i tmerrshmi i akuzuar per grabitje dhe rrembim personi ne dem te nje shtetaseje zvicerane. Ai eshte denuar nga Apeli me 22 vite burg duke rrezuar vendimin e shkalles se pare qe e kishte shpallur te pafajshem per ngjarjen e dates 19 nentor 2001. Gjykata thote se Zaharia se bashku me te denuarit Ermir Habili dhe shtetasit Armando Bega e Haxhi Hoxha jane arratisur nga dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Policise se Vlores dhe kane menduar te grabisin banesen e Sokol Jankut ne fshatin Poro. Te maskuar dhe me arme ne duar futen me dhune ne banesen e tij. Dy grabitesit pasi kane kontrolluar gjithe banesen per leke duke mos gjetur sasine qe pretendonin kane marre peng bashkeshorten e kryefamiljarit Marjeta Janku shtetase zvicerane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›