Tritol pallatit ne ndertim panik te banoret e lagjes
Nje shperthim eksplozivi ka tronditur ne oret e para te mengjesit banoret e zones se Tiranes se Re te shkolla Petro Nini Luarasi. Eksplozivi eshte vendosur ne nje pallat ne ndertim nderkohe qe i demtuari nuk ka pasur asnje dyshim se kush mund ta kete bere. Megjithate sherbimet e policise kane nisur hetimet per identifikimin e autoreve te vendosjes se eksplozivit qe fatmiresisht ka sjelle vetem deme materiale.
Rreth ores 03.00 shperthimi i cili ka qene tejet i fuqishem ka zgjuar banoret e lagjes duke i tmerruar nga frika se cfare kishte ndodhur. Menjehere per ne vendin e ngjarjes jane drejtuar patrullat e Komisariatit Nr. 2 te cilat nuk ndodheshin shume larg vendit te ngjarjes nderkohe qe telefonatat skane reshtur ne sallen operative per te dhene njoftimin. Banoret e zones kane dale ne dritare duke pare policine por shume shpejt eshte kuptuar se nuk kishte viktima ne njerez. Grupi hetimor i Komisariatit Nr. 2 ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe menjehere kane nisur hetimet ku ka identifikuar vatren e shperthimit. Nga informacionet e mbledhura rezulton se eksplozivi ishte vendosur ne katin e pare te nje pallati ne ndertim i cili ishte bosh por sapo ishin vendosur xhamat pasi po pergatitej per supermarket. Prej tij jane demtuar vetem disa xhama dhe ka pasur tronditje por policia tha se nuk eshte shkaktuar asnje dem tjeter. Nderkaq pas lokalizimit te vendit te ngjarjes aty kane shkuar edhe ekspertet e antieksplozivit te cilet kane vleresuar se sasia e perdorur mund te kete qene tritol por ne mase shume te vogel. Nga ana tjeter per zbardhjen dhe dokumentimin e saj policia ka marre ne pyetje rojen qe eshte gjetur aty i cili ka deklaruar se pallati ndertohej nga nje kompani private dhe ende nuk ishin shitur te gjitha ambientet. Ne keto kushte policia ka pyetur drejtuesit e firmes ne lidhje me dyshimet e tyre por ata jane shprehur se nuk dinin se kush mund ta kishte kryer nje veprim te tille. Nga ana tjeter sherbimet e Komisariatit Nr. 2 kane shoqeruar disa persona per kete ngjarje te cilet mendohet se mund te kene dijeni per rrethanat e saj. Sipas te dhenave pista qe po ndiqet ka te beje me ndonje konflikt te mundshem ose me ngaterrim shenjestre.