E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, 7 të arrestuar për trafik klandestinësh

PRISHTINë- Policia e Kosovës ka arrestuar 7 persona që trafikonin qënie njerëzore. Arrestimi i tyre është bërë në Gjilan, jo shumë larg kufirit me Serbinë.

Gjatë rrugës për në Kosovë është ndaluar një mjet që transportonte njerëz që vinin nga Shqipëria, që do të kalonin ilegalisht për në Serbi dhe më pas rruga e tyra ka shumë gjasa të vazhdonte në vende të tjera të Europës.

Nga kontrolli që ka bërë policia e Kosovës, ka rezultuar se asnjë nga personat nuk kishte dokumentat e nevojshme për të kaluar kufirin.

Të arrestuarit janë katër shqiptarë, dy kosovarë dhe një serb.
(m.a/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›