Liga e Evropës, surpriza në sfidat e para të 1/8
TIRANë - Mbrëmë u zhvilluan ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave të Ligës së Evropës, takime që dhurun mjaft surpriza dhe emocione.
Juventus fitoi sfidën e parë me anglezët e Fulhem me rezultatin 3-1. Të 4 golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në pjesen e parë ku për juventinet gjetën rrugën e rrjetës Legrotalie në minuten e 9-të, Zebina në të 25-të dhe Salihamixhiç në të 45-ën. Për Fulhem goli i vetëm u shënua nga Etuhi në minutën e 36-të të kësaj pjese.
Edhe Hamburg fitoi ndeshjen e parë të 1/8-ave të finaleve të Europa Ligë përballë Anderlehtit. Skuadra gjermane e mbylli këtë ndeshje me rezultatin 3-1.
Pjesa e parë u mbyll 2-1 për Hamburgun që shënoi dy herë fillimisht me Matijsen dhe më pas me Van Nistelroi, ndërkohë që për Anderleht shënoi golin e vetëm me Leger. Në pjesën e dytë, Hamburgu shenon edhe golin e tretë me Jarolim në minutën e 76-të.
Liverpuli doli i humbur nga Franca në ndeshjen përballë Lilës. Kjo e fundit fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 falë golit të Hazard 6 minuta përpara fundit të këtij takimi.
Në barazim 1-1 u mbyll ndeshja mes Rubin Kazan dhe Volfsburg. Skuadra ruse kaloi në avantazh me Noboa në pjesën e parë, ndërsa kampionët e Gjermanisë barazuan me anë të Misimoviç në minutën e 67-të.
Standard Liezh është skuadra që është pothuajse e kualifikuar për në çerekfinale. Belgët mundën në ndeshjen e parë Panathinaikos në fushën e këtij të fundit 3-1. Vitsel, Jovanoviç dhe De Kamargo shënuan për Standardin, ndërsa për Panathinaikos goli u shënua nga Vintra.
Sfida e Mestajas mes Valencias dhe Verder Breme u mbyll me barazimin 1-1. Frings shënoi për gjermanët me 11 metërsh, ndërkohe që vuri ekuilibrin Mata në fillimin e pjesës së dytë.
Ndërkohë, Benfika humbet avantazhin vetëm në minutën e fundit të lojës, duke e mbyllur takimin në barazim 1-1 me Olimpikun e Marsejës. Ndërsa Atletiko Madrid dhe Sportingu Lisbonës u ndanë me barazim 0-0.
Ndeshjet e Ligës se Evropës
Hamburg - Anderlecht 3-1
Atletiko Madrid - Sporting 0-0
Lille - Liverpul 1-0
Rubin - Volfsburg 1-1
Benfika – Marsejë 1-1
Juventus – Fulham 3-1
Valencia – Verder Bremen 1-1
Panathinaikos – Standard 1-3
(d.b/BalkanWeb)