Kukës, 40 cm shtresa e borës, akset të kalueshme
KUKES- Reshjet e dëborës e të shiut po vazhdojnë pa ndërprerje në qarkun e Kukësit. Që nga mesnata e kaluar, në lartësitë e mbi 500 metrave vazhdojnë pa ndërprerje reshjet e dëborës, ndërsa në zonat e ultësirës reshjet e shiut.
Korrespondenti ne TVNews24 beri te ditur se aktualisht trashësia e dëborës së re të rënë ka arritur deri në 40 centimetra, ndërsa vazhdon të bjerë me intensitet”. Problemi është se reshjet po shoqërohen edhe me erëra të forta, gjë që kanë shkaktuar dëmtime të rrjetit elektrik që furnizon banorët e fshatit Dragobi në rrethin e Tropojës dhe të Pusit të Thatë të rrethit të Hasit.
Ndërkohë, nga punonjësit e ndërmarrjes rajonale të mirëmbajtjes së rrugëve po punohet për mbajtjen hapur të akseve kryesore rrugore.
Pavarësisht reshjeve të borës, akset rrugore Morin – Kukës - Qafë Shllak, Kukës – Shishtavec, Kukës – Bushtricë dhe Kukës – Krumë në rrethin e Kukësit; Krumë – Qafë Prush në rrethin Hasit dhe Qafë Morinë – Bajram Curri – Fierzë janë të kalueshme edhe pse përdorimi i zinxhirëve është i domosdoshëm.
Aktualisht, në të gjitha akset rrugore të këtij qarku janë të angazhuar në punë 9 borëpastruese e mjete të tjera të rënda. Nderkohë, vazhdojnë të jenë të bllokuara nga dëbora që vazhdon të bjerë komunat e Zapodit e Arrnit ne rrethin e Kukësit, Lekbibajt dhe Magegajt në rrethin e Tropojës. Veç tyre, janë edhe disa fshatra të komunave të tjera që ndodhen të izoluar prej ditësh dhe ku trashësia e dëborës arrin në mbi 60 centimetra.
Sipas qendrës meteorologjike të Kukësit, temperatura në këtë zonë lëviz nga 2 në – 4 gradë Celsius.
(d.b/BalkanWeb)