E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-kongresmeni, tjetër skandal seksual për administratën Obama?

Autori i Lajmit: Redaksia

SHBA - Një ish-kongresmen demokrat është shndërruar në skandalin e fundit që ka prekur Shtëpinë e Bardhë dhe shumë shpejt mund të shndërrohet në skandalin më të madh të qeverisë Obama. Erik Massa mohoi zërat e dy ditëve më parë se ai kishte pasur marrëdhënie me një nga punonjësit e tij. Një natë më parë ai pranoi se kishte kaluar disa momente intime me një nga pjesëtarët e stafit të tij gjatë një feste datëlindjeje dhe veprimet e tij mund të jenë keqinterpretuar. Massa arriti deri atje sa të akuzonte se ky ishte një kurth i ngritur nga drejtuesit demokratë, pasi ai kishte qenë kundër reformës shëndetësore të Obamës. Ish-kongresmeni, i cili thuhet se ishte një nga votat vendimtare të kujdesit shëndetësor, pretendoi se drejtues të korruptuar demokratë kishin përdorur shantazhin për të shpëtuar ligjin e tyre. Ai e quajti gjithashtu shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Rahm Emanuel, “birin e djallit” dhe tha se ai e kishte kërcënuar në dushet e palestrës së Kongresit për të mbështetur planin e Obamës. “A e dini se sa e papërshtatshme është të bisedosh për një argument politik mes dy burrave të zhveshur”, - tha Massa. “Isha duke bërë dush, ndërsa mu afrua Rahm Emanuel, madje, as i mbështjellë me peshqir duke më vendosur gishtin në gjoks dhe duke ulëritur se përse nuk do të votoja për buxhetin e Presidentit. Megjithatë, Massa e ndryshoi këtë pohim, pasi më parë kishte pranuar se Emanuel nuk e kishte kërcënuar. Massa kërkoi dorëheqjen e tij ditën e premte, ndërsa lajmëroi se nuk do të kërkojë të rizgjidhet për shkak të problemeve shëndetësore. Kjo ka vendosur në siklet administratën Obama për sa i përket debatit për etikën. Ajo ka mohuar çdo akuzë të Masës.

Ky lajm është publikuar: 11/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›