A është shtuar aktiviteti sizmik?
Autori i Lajmit: Redaksia
SHBA - A janë tërmetet e fundit në Haiti, Kili dhe Turqi, një koincidencë apo janë shenjë e rritjes së aktivitetit sizmik? Më poshtë dr. Michael Blanpied, gjeolog dhe kordinatori i programit të Rrezikshmërisë së Tërmeteve u përgjigjet disa prej pyetjeve më të shpeshta rreth aktivitetit sizmik.
A ka ndonjë mënyrë për të pranuar faktin se intensiteti i tërmeteve është shtuar ndër vite. Unë nuk e di se sa kohë ka që sizmika regjistron tërmetet.
Shumë njerëz mendojnë se numri i tërmeteve është në rritje, por kjo nuk është e vërtetë. Ne kemi statistika të shumta për numrin e tërmeteve ndër vite, dekada apo shekuj.
A kanë qenë tërmetet më të fundit dhe cunamët disa herë më të fuqishëm në krahasim me vitet e shkuara, apo atyre po u bëhet një publicitet më i madh?
Ka në të vërtetë tri arsye kryesore përse ne shohim më shumë lajme me tërmete shkatërrimtare. E para është cilësia e raportimit, që duhet thënë është disa herë më e lartë. Së dyti, është fakti që ne jemi në gjendje që ti regjistrojmë më mirë ato për shkak të rrjeteve të avancuara sizmike dixhitale që raportojnë të dhëna në kohë reale. Dhe së treti, gjithnjë e më shumë njerëz jetojnë në zona të lëkundshme, kështu që tërmetet kanë më shumë mundësi që të marrin jetë njerëzish në krahasim me dekada më parë.
Çfarë masash duhet të marrin vendet për ti bërë ballë një tërmeti si ai i Kilit? Duket se ky vend ishte shumë mirë më i përgatitur se Haiti për shembull.
Po, Kili ka rregulla moderne shumë të ashpra ndërtimi dhe ndërtesat e tyre të fundit që në konstruktimin e tyre inxhinjerik ndërtohen për ti bërë ballë lëkundjeve. Kështu që Kili është një mësim i mirë për tu marrë në përgatitjet ndaj tërmeteve.
A mund të parashikohet sot një tërmet? Nëse po cilat karakteristika, dua të them, vendi, forca, koha etj...?
Ne mund të bëjmë një punë shumë të mirë për të parashikuar se ku do të ndodhin tërmetet, çfarë force do të kenë dhe efektet që do të shkaktojnë. Në disa raste ne mund të japim gjithashtu rezultate të përafërta të vlerës goditëse të tij. Sidoqoftë, deri tani toka nuk na ka dhënë mundësinë të parashikojmë me saktësi se kur do të ndodhë një tërmet se në çfarë shkalle do të jenë lëkundjet. Prandaj, ne nuk jemi në gjendje që të parashikojmë kohën e tyre.
Përse smund të parashikojmë ku do të godasë tërmeti? Nëse një ditë do të mundemi, çfarë masash duhen marrë për të minimizuar efektet?
Në fakt, ne e parashikojmë diçka të tillë. Një nga pajisjet që bota moderne e matjes së lëkundjeve ka sot në duar është pikërisht përcaktimi i vendit të lëkundjeve. Por kjo bëhet në vlera të përgjithshme. Dhe ky informacion përdoret dhe në projektet e ndërtimit për të vendosur standardet e tyre në mënyrë që të jenë të sigurta.
Sipas literaturës së vjetër gjeologjike, një nga metodat primitive të parashikimit të tërmeteve është sjellja nervoze e disa kafshëve si për shembull kuajt. A ka me të vërtetë ndonjë lidhje mes sjelljes së kafshës me tërmetet?
Të gjithë duam të parashikojmë tërmetet dhe njerëzit janë përpjekur prej dekadash dhe shekujsh për të gjetur këto metoda. Fatkeqësisht, toka nuk lëshon asnjë shenjë të dukshme që të tregojë se do të ketë lëkundje. Ka pasur studime të shumta për reagimin e kafshëve ndaj tërmeteve, por deri më sot askush nuk ka treguar ndonjë lidhje mes kuajve dhe tërmeteve.
Ky lajm është publikuar: 11/03/2010