E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drita, e sigurt ndaj Ferronikelit

Drita ka shënuar fitore të sigurt ndaj Ferronikelit me rezultat 4:1, në ballafaqimin e fundit të xhiros së tretë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra gjilanase ka dominuar ndaj asaj nga Drenasi, duke arkëtuar tri pikë të reja me plot meritë.

Debutuesi i elitës së futbollit kosovar i ka bërë sadopak ballë ekipit bardh e kaltër në pjesën e parë, kurse në atë të dytë, ekipi gjelbër e bardh ishte i parrezikshëm.

Leonit Abazi i ka kaluar vendësit në epërsi në minutën e 32-të, pas një goli fantastik. Vetëm një minutë më vonë, Ismet Ramushi e lëshoi një rast të mirë duke gjuajtur me kokë, por topi përfundoi në tërthorëse, pasi harkimit të Abazit.

Ferronikeli ka lëshuar tri raste të mira në pjesën e parë, sidomos me Qemail Elshanin, i cili ndër të tjera e qëlloi shtyllën pingule, pas një tentimi me kokë.

Skuadra e Arbnor Morinës e gjeti golin e dytë në minutën e 59-të, të cilin e realizoi Xhevdet Shabani, pas një aksioni të bukur.

Vetëm tetë minuta më vonë (67’), sulmuesi i rrezikshëm Ismet Ramushi e kaloi mbrojtësin kundërshtar Fidan Gërbeshi dhe e dha golin e tretë të vendësve. Ky i fundit e kompletoi dygolëshit e tij, tre minuta pa përfunduar takimi.

Deri në fund të takimit, mysafirët e shënuan një gol, me sulmuesin Fitim Haliti, të cilit iu kthye një top, pas tentimit të Rafet Mullallarit.

Drita e shijoi fitoren e dytë, kurse Ferronikeli humbjen e dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›