Drita mund t’i lërë garat

Klubi i basketbollit Drita po kalon nëpër momentet më të këqija që kur është formuar. Gjilanasit janë që një kohë pa kryesi, ndërsa të gjitha funksionet në klub i kryejnë dy trajnerët: Tahir Murati dhe Agron Kurtalani.
Gjilanasit nuk udhëtuan fare të dielën në Pejë për t’u përballur me klubin verdh e zi. Mungesa e mjeteve për transport bëri që Drita të heqë dorë nga ndeshja e xhiros së 23-të, e cila të hënën nga Komisari i Garave të FBK-së u regjistrua me rezultat zyrtar 20:0 në të mirë të pejanëve, ndërsa gjilanasve nuk u takon pika si humbës.
“Komuna ka qenë e obliguar që të na mbulonte materialisht për transport, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, kështu që ne mbetëm pa shkuar në Pejë”, u shpreh për Express trajneri Tahir Murati.
Në bazë të rregullores së FBK-së, nëse gjilanasit nuk e zhvillojnë edhe një ndeshje, ata mund të përjashtohen nga garat. Por, nëse vazhdon kjo gjendje në klub, gjilanasit jo që nuk do ta zhvillojnë ndeshjen e ardhshme me Trepçën, por me gjasë do të tërhiqen vetë nga garat.
“Drita nuk ka qenë kurrë në një situatë më të palakmueshme. Unë dhe Agroni po i kryejmë të gjitha funksionet. Ne po luajmë me juniorë, ngase të gjithë janë larguar. Këtë punë po e bëjmë për të mirën e klubit dhe të qytetit, por kështu më nuk shkon. Nëse vazhdon kështu, nuk e përjashtojmë mundësinë që të tërhiqemi nga garat”, vazhdoi Murati.
Drita zë pozitën e fundit në TechnoMarket Superligën e Kosovës në basketboll me 23 pikë të tubuara. Edhe nëse i vazhdon garat, gjilanasit e kanë pothuajse të sigurt rënien në Ligën e Parë të basketbollit.