Përparimi i Raskajt

Anel Raskaj po kalon momente të mira këtë sezon me ekipin e tij Halmstad. Ai nuk ndien më presionin e vitit të kaluar, kur llogaritej si futbollisti më i rëndësishëm i ekipit. “Nga unë dhe nga të tjerët pritej shumë vitin e kaluar. Nuk është mirë nëse shtrohet presioni te ju. Do të jesh i zhgënjyer nëse nuk funksionojnë mirë gjërat.
Por, jam munduar ta jap maksimumin”, ka thënë mesfushori kosovar për Hallandsposten. Tash ai ndien më shumë siguri dhe maturi. Raskaj është i gatshëm për sfidat që e presin, ndërsa mund të luajë edhe në pozicionin e tij të preferuar – mesfushor defanziv. “Problemi te pjesa ofanzive e mesfushës është se të gjithë dëshirojnë ta mbyllin sipërfaqen dhe unë nuk isha i gatshëm fizikisht ta bëja këtë.
Në mes nuk mund të luaj absolutisht. Paksa në të majtë shkon mirë dhe ndihem më i qetë aty”, shtoi Raskaj. Përparimin e 20 vjeçarit e ka vërejtur edhe trajneri i Halmstad, Lars Jacobson. Ky i fundit ia ka gjetur pozitën që i fle në zemër mesfushorit kosovar.
“Sipas meje, nuk ka pozitë tjetër për të. Kur luante si ofanziv, shkonte në krah. Por, tash që luan më prapa, është adaptuar si është më së miri. Ai ka mësuar shumë gjëra sa i përket pozicionit. Nëse do të duhej ta zgjidhja një lojtar, Aneli ka bërë përparimin më të madh këtë vit”, theksoi trajneri Jacobsson për Hallandsposten.