Dritan Dajti, 30 minuta me bashkëshorten
Dritan Dajti, autori i vrasjes së pesëfishtë në qytetin e Durrësit, është takuar dje për herë të parë me bashkëshorten e tij. Dorela Dajti, me profesion mjeke, e ka vizituar në Spitalin e Burgut, ku ndodhet në paraburgim në gjendje të keqe shëndetësore, pasi ka dy plumba në trup. Burime nga spitali i burgut thanë se takimi ka zgjatur rreth 30 minuta dhe është dhënë me leje të organeve të drejtësisë, si dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Mësohet se bashkëshortja e Dajtit, shtatzënë, e ka vizituar rreth plagëve që ka në trup, si dhe e ka pyetur për shqetësimet që ka. Takimi, sipas të dhënave të gazetës, është mundësuar pas përpjekjeve të familjarëve në prokurori, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe në zyrën e Avokatit të Popullit.
Disa ditë më parë, familja e Dritan Dajtit zbarkoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me shpresën se do të marrte leje për të vizituar të afërmin e tyre me dy plumba në trup. Bashkëshortja, babai, nëna dhe vëllai i 38-vjeçarit u drejtua te sporteli i Krimeve të Rënda, ku kanë kërkuar takim me prokurorët e çështjes. Dorela dhe Hasan Dajti u pritën nga prokurori Beluri. Takimi zgjati rreth 25 minuta dhe familjarët e Dajtit i kanë kërkuar prokurorit takim me të afërmin e tyre. Përveç këtyre, bashkëshortja e Dajtit kërkoi që familjarëve t‘u lejohet që t‘i dërgojnë rroba e ushqime të dënuarit me 25 vjet burg, si dhe u ankua për trajtimin jo të mirë shëndetësor e njerëzor që i bëjnë Dajtit në Spitalin e Burgut. Dorela dhe Hasan Dajti u kanë kërkuar prokurorëve të çështjes të ndërhyjnë për të mundësuar jashtë vendit operacionin kirurgjikal të Dajtit, si dhe një takim me të në ambientet e Spitalit të Burgut. Familjarët kanë këmbëngulur që Dajtit t‘i kryhet ndërhyrja kirurgjikale pasi ka dy plumba në trup që nga masakra e 7 gushtit, një plumb në shtyllën kurrizore dhe tjetri në kofshën e djathtë, nga të cilët rrezikon paralizimin. Pas kërkesave të shumta, prokuroria ka dhënë aprovimin për takimet në Spitalin e Burgut. Gjithashtu, më në fund ka dhënë aprovimin për leje edhe Drejtoria e Burgjeve, ndërsa disa ditë më parë Dajti iu nënshtrua një vizite mjekësore në Spitalin Civil. Ndërkohë që leje të tjera janë dhënë edhe për familjarët e Dajtit për t‘i dërguar ushqime dhe rroba.
Mësohet se bashkëshortja e Dajtit është marrë në pyetje nga hetuesit që po mundohen të zbardhin ngjarjen e rëndë të shtatë gushtit në Durrës ku humbën jetën katër punonjës policie. Ajo ka dhënë shpjegime të hollësishme menjëherë pas ngjarjes duke pohuar që ditën e ngjarjes kishte udhëtuar nga Tirana për në Durrës në banesën e familjes së tyre në pallatin para të cilit ndodhi ngjarja. Sipas hetimit, ajo kishte udhëtuar e vetme me një makinë tip BMW dhe kishte mbërritur në Durrës rreth një orë pas ngjarjes, pasi ishte informuar nga televizioni për masakrën. Hetuesit pohojnë gjithashtu se prania e bashkëshortes së Dajtit në Durrës u kishte lehtësuar punë, pasi ajo ka pranuar që ka jetuar me Dajtin, duke bërë që ata të ezauronin punën për mbledhjen e fakteve që do të provonin bashkëjetesën e tyre gjatë arratisë së 38-vjeçarit.