Dritan Dajti, çdo të premte në gjyq

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që gjyqi me të pandehur Dritan Dajtin të zhvillohet çdo javë ditën e premte. Ky vendim vjen pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ndërkohë që edhe seanca e rradhës pas apelit të bërë nga kryesia e trupi gjykues Nertina Kosova është shtyrë pasi avokati i të pandehurit Ergers Xhorxhi ka kërkuar largimin nga salla për shkak të një problemi familjar. Kështu mungesa e mbrojtësit e ka shtyrë këtë seancë pasi vetë i pandehuri ka kërkuar që gjyqi të mos zhvillohet pa prezencën e avokatit. Ndërkohë edhe avokatja kryesisht e Dritan Dajtit, Valentina Theodhoresku ka pohuar se do jetë më mirë që të shtyhet kjo seancë pasi në seancën e ardhshme ajo ka siguaruar se klienti i saj Dritan Dajti do të jetë prezent. Në këto kushte gjyqi është shtyrë në datën 30 prill. Ndërsa ishin të pranishëm në këtë seancë ish-inspektori i policisë së Durrësit, Mariglen Muça, i akuzuar për shpërdorim detyre pasi i ka dhënë informacione Dajtit gjatë kohës në arrati dhe shoku i Djatit, Ergest Xhorxhi, i cili akuzohet për bashkëpunim me Dajtin, që mban mbi supe akuzën e vrasjes së katër punonjësve të policisë, ngjarje e cila ndodhi në gusht të vitit 2009.