Thaci:Të suksesshme, 2 vitet e para të shtetit të Kosovës
PRISHTINE-“Kosova që sot është gati të presë edhe udhërrëfyesin e liberalizimin e vizave, prandaj është jashtëzakonisht me rëndësi të nderuar ambasadorë, që të punoni në mënyrë unike për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës”, theksoi sot, kryeministri Hashim Thaçi, në takimin e dytë të Forumit të Nivelit të Lartë, ku janë diskutuar zhvillimet, ngjarjet dhe veprimet që kanë ndodhur dy vjet pas Konferencës së donatorëve, që u mbajt në korrik të vitit 2008.
Në takimin ku ishin të pranishëm ambasadorë, drejtues të zyrave ndërlidhëse dhe ministra të Qeverisë, Thaci ka ritheksuar përkushtimin e Qeverisë për të proceduar me reformat e gjithanshme.
“Qeveria e Kosovës është përkushtuar të fuqizojë sa më shumë që është e mundur qeverisjen e mirë, stabilitetin politik, i cili ka qenë dhe mbetet një pikësynim kryesor i shoqërisë tonë, i cili edhe është mbajtur. Gjithashtu vazhdon të mbetet përkushtim i gjitha kritereve demokratike, qoftë politikë, legjislacion apo ekonomi”, ka thënë ai.
Thaçi po ashtu ka vlerësuar po ashtu se këto dy vite të shtetit të Kosovës, janë vite të suksesit, janë vite edhe të pyetjeve të ndryshme, por Kosova – sipas tij – “është histori e suksesit të plotë të ballafaqimit dhe, sfidat, të cilat i kemi përpara dhe mbi të gjitha të vazhdohet me agjendën integruese evropiane”.
Ne, tha Thaçi. jemi zotuar të vazhdojmë reformat dhe besojmë fuqishëm se zhvillimi dhe integrimi i vendit në familjen e madhe Evropiane janë procese integrale, të cilat e plotësojnë njëra tjetrën.
Në anën tjetër, kryeministri ka vlerësuar se ky vit paraqet një përparim shumë të madh për Kosovën në aspektin e agjendës integruese evropian. “Kosova ka mirëpritur Raportin e Progresit të Komisionit Evropian dhe vlerëson lartë qëndrimin unik të Bashkimit Evropian për miratimin e rekomandimeve të Komisionit për thellimin dhe intensifikimin e Dialogut të Procesit të Integrimit Evropian”.
Gjithashtu një sinjal tjetër shumë i rëndësishëm i perspektivës evropiane të Kosovës, sipas tij, është fillimi i procesit për një marrëveshje të mundshme tregtare dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. “Janë këto dy segmente të rëndësishme për shtetin e Kosovës, njëra përbën rregullimin e tregut të brendshëm dhe tjetra përmirësim adekuat në fushën e sundimit të ligjit”.
(d.b/BalkanWeb)