E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpooli zyrtarisht në shitje

LONDER-Dy pronarët e Liverpoolit, Tom Hicks dhe George Gillett, kanë konfirmuar se klubi anglez është në shitje.
“Të kishim nën pronë Klubin Liverpool gjatë tre viteve të kaluara ka qenë një përvojë që është shpërblyer dhe ngazëlluese për ne dhe familjet tona”.

“Pasi kemi zhvilluar klubin deri tani, kemi vendosur së bashku të shikojmë ta shesim atë për pronarë të përkushtuar për ta rritur dhe zhvilluar”, thuhet në deklaratën e dy pronarëve.

Hicks dhe Gillet kanë vendosur ta caktojnë njëshin e British Airëays, Martin Broughton, si drejtor që do të menaxhojë shitjen.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›