Dritan Mema: Ja pse nuk shkel më në Pallat Sporti
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Ishte koha kur njerëzit nuk po afroheshin më tek sporti dhe gjithçka vraponte drejt shkatërrimit. Shkrirjet e klasave sportive nëpër shkolla, nga të cilat furnizoheshin ekipet e basketbollit i dhanë dorën e fundit kësaj mënxyre. Viti 2000 kishte brezin e fundit të “mohikamëve”,- sportistë që vinin nga klasat sportive. Ambientet sportive të keqardhura, të disfunksionuara, drejt një shfytyrimi total, nuk lanë asnjë pikë dëshire në muskujt e sportistëve. Çhelm ishte ky që u injektua dhe që nuk po i gjendet ilaç? Dritan Mema, djaloshi që vetëm një vit më parë u largua përfundimisht nga basketbolli, pas 20 viteve karrierë, është njëri prej atyre që u rritën dhe u kultivuan në atmosferën sportive të viteve të socializmit, por që karrierën e pati në vitet e keqardhura 90-2000. Dritani i përket atij brezi që shijoi fundin e turbullt “të kazanit”
Ndryshe nga intervistat me sportistë të dhjetëvjeçarëve të mëparshëm, në të cilat ndihet sadisfaksioni për vitet e arta kur në fushat, pistat dhe pallatet tona të sportit bëhej sport, në këtë intervistë përmes rrëfimit të njërit prej basketbollistëve më të mirë të vendit, në vend të regëtimës së prushit, nxin kongjilli i sportit që po jep shpirt...
-Dritan Mema, një emër për basketbollin shqiptar të pas 90. Çfarë do të thotë të kesh qenë një basketbollist në këto vite?
Është e vërtetë se kam luajtur në këtë periudhë deri vitin e kaluar. Por karriera ime nis diçka më parë, në fund të viteve 80. Pra, si të thuash, unë kam pasur mundësi të ndiej atmosferën e sportit në dy kohë, dy sisteme dhe kontrasti është i paimagjinueshëm. Ndryshimi ndodhi gati menjëherë, si me një të rënë sëpate. Deri nga viti 94-95 ishte ende fryma e sportit që ishte bërë për gati gjysmë shekulli, fryma e “vullnetarizmit”. Pastaj, gjërat ndryshuan për keq radikalisht. Shkallët e pallateve të sportit ishin boshatisur sa hap e mbyll sytë që sapo ndryshoi sistemi, por ne vazhdonim akoma me shpirtin e mëparshëm, ai shpirt sportiv me të cilin ishim edukuar në një kohë kur sporti vlente.
-Të kthehemi pas në ato vite kur sporti çmohej në këtë vend dhe kur ju morët frymën sportive.
Çfarë do të thoshte të ishe një fëmijë që rregjistrohej në ekip sporti në vitet e diktaturës?
Do të thoshte gëzim, pasion, mbushje e jetës me një kuptim të veçantë dhe me një admirim prej moshatarëve. E mbaj mend si një kohë që më ka zbukuruar fëmijërinë dhe më pas adoleshencën.
-Pse nuk zgjodhe topin e futbollit, të volejbollit ose ndonjë mjet tjetër sportiv?
U bë sebep shoku i vëllait. Ai kishte lidhje me trajnerin tim të mëpasëm të basketbollit, Po ashtu, motra ime basketbolliste, më kishte nxitur. Ajo më mori disa herë me vete. Kam shkuar tek ekipet e pionierëve, para të rinjve tek ekipi i Partizanit më përpara se të vija tek “17 Nëntori”. Isha 10-11 vjeç. Nëse në atë kohë futeshe në ekip , aty stimuloheshe, sepse filloje stërviteshe me ekipin dhe pas një apo dy javësh, merrje bazën materiale, kanatiere, tuta etj. Atëherë ishte një kënaqësi shumë e madhe uniforma sportive, sepse ishin kushtet të atilla. Kur merrje një uniformë sporti dhe e vishje kur shkoje në shkollë, ndiheshe shumë më superior se të tjerët.
-Në cilat ekipe jeni aktivizuar gjatë kësaj kohe?
Si fëmijë, në fillim unë kam provuar sporte të ndryshme; Ca kohë shkova në futboll, pastaj në volejboll. Por më pas u shkëputa për 2-3 vjet, herë shkoja e herë nuk shkoja në klub. Kishim edhe shoqërinë që na merrte kohë. Më së fundi, në moshën 17 vjeç fillova me të rinjtë e Tiranës në basketboll, ku aty u aktivizova që në fillim.
-Çfarë ju shtyri: Ishte kënaqësia për tu ushtruar në sport, për të qenë pjesë e një ekipi, apo kishe ambicie për tu bërë dikushi?
Në fillim e kam nisur thjesht për pasion. Nuk mendoja se do të bëhesha dikush në basketboll. Me mendjen e të riut, thjesht doja që të përligjja veten në sytë e trajnerit, Roland Avrami. Ai na ka stërvitur shumë në atë kohë dhe megjithëse u stërvita për nja dy vjet tek Tirana, erdhi periudha e ushtrisë, gjatë së cilës nuk më morën në ekipin e parë tek Tirana.
-Pse nuk ju morën?
Sepse ishte ekipi i mbushur si duket. Në atë moment shkova ushtar në Pogradec. Ishte shtator 88. Pas 5-6 muajve ushtri, më afron Klubi “Dinamo”, ku atëherë ishte trajner Arben Fagu dhe shefi i klubit Dinamo, që është edhe miku im, Sokol Morina, më tërhoqi atëherë në klub.
-Kur kaluat nga Tirana tek Dinamo a vutë re diferenca në kushtet e trajtimit të sportistëve? (sikurse është folur gjithnjë se ekipet e Policisë kanë qenë më të privilegjuarat)
Klubet në atë kohë kur jam aktivizuar unë, kanë pasur kushte të përafërta. Por Dinamo ishte edhe më e disiplinuar, edhe më e privilegjuar.
-Çfarë kujton si ngjarjen më mbresëlënëse të karrierës tënde sportive tek Dinamo, Tirana apo me ekipin Kombëtar?
Fitoret e trofeve të ndryshme, por sidomos më kujtohet njëri prej tyre për vetë kushtet se si e kemi marrë. Me Dinamon kam fituar një Kupë Republike dhe siç ju thashë, luanim pa pagesë në atë kohë. Ministria e Brendshme nuk kishte fonde dhe kishim dy-tri muaj pa marrëe rrogat. Gjatë gjithë kësaj kohe ne vazhdonim stërvitjen. Ka qenë janar kur profesor Morina na thote, që në fund të shkurtit bëhet Kupa e Republikës së Shqipërisë dhe nëse do të marrim pjesë, më thoni, të bëjmë stërvitje apo jo. Nëse nuk doni, keni të drejtën tuaj”. Kupa bëhej në Tiranë me sistem grumbullimi në atë kohë. Ne u stërvitëm dhe fituam trofeun. Ishte një kënaqësi shumë e madhe, edhe pse kjo ishte një kupë që vinte nga pasioni ynë, që ende ishte gjallë.
-Sa i drejtë ka qenë gjykimi i ndeshjeve rreth fundit të viteve 80, viteve 90 dhe 2000?
Në përgjithësi, sportistët shqiptarë janë më gjaknxehtë sesa duhet. Por gjatë kohës para 90s, edhe nja 5 vjet pas demokracisë, arbitrimi ka qenë i nivelit të mirë, korrekt, pavarësist nga 2-3 gabime subjektive. Por pas vitit 96-97 edhe arbtrimi u shkatërrua, sepse iku ai brez i atyre arbitrave që bilbilin e kishin “të shenjtë”dhe erdhi një brez tjetër, që nuk kishte lidhje fare me këtë punë.
-Janë të papërgatitur apo nuk kanë ndërgjegje gjyqtarët sipas jush?
Që të dyja; Edhe të papërgatitur, edhe pre e interesave të tjera josportive. Mbajnë anë, sepse dikush është punësuar tek babai i dikujt që luan me Tiranën, tjetri ka ndikimin e njerëzve rreth e qark, sponsorëve etj.
-Cilat janë ekipet më të privilegjuara nga gjyqtarët?
Kaloi një vit e gjysmë që nuk kam qenë në Pallatin e Sportit, por mendoj se duhet të jetë Tirana, pavarësisht se është edhe ekipi më i mirë. Dikur, ishin më të privilegjuar Partizani dhe Dinamo.
-Sa i gjatë jeni, i sati renditeshit nga gjatësia në Kombëtare dhe si konsiderohet kjo gjatësi për një djalë basketbollist, krahasuar edhe me Kombëtaret e tjera?
Jam 1.98 cm. Në atë kohë kemi qenë tri-katër lojtarë qendre (kështu quheshim), por lojtarët e qendrës nuk janë më të gjatët. Kishim edhe lojtarë më të gjatë- 2m e 4cm, por jo shumë të shkathët.
-Pra, ju si lojtar basketbolli nuk konsideroheni shumë i gjatë?
Konsiderohem me shtat mesatar. Madje, edhe për ekipin shqiptar ka shumë më të gjatë në momentin që flasim. Ndërsa për ekipet e huaja quhemi shtatshkurtër. Basketbollistët e tyre kanë avantazh kundrejt nesh edhe në këtë pikë, shumica janë mbi 2 metra dhe ka edhe basketbollistë nga 2.15 metra të gjatë. --Çfarë niveli kanë basketbollistët që luajnë aktualisht?
Për ekipet e tjera as që flitet për nivel, por edhe Tirana që ka 3-4 basketbollistë të mirë, nga mospërgatitja, nga pasiviteti i këtyre kohëve, edhe ata kanë rënë.
-Pse nuk stërviten basketbollistët? Çfarë i pengon?
Mendoj që u mungon trajneri i duhur. Drejtuesit e sportit tani janë të gjithë rrogëtarë, rrinë për përfitim ekonomik, për të marrë, se për të dhënë japin shumë pak. Nuk flas për ekipet e tjera, se ekipet e tjera nuk kanë as çfarë të japin, as çfarë të marrin. Pastaj, është koha e paktë që kanë sportistët në dispozicion, sepse të ardhurat në sport nuk mjaftojnë dhe sportistët merren edhe me punë të tjera.
-Mos është edhe mungesa e publikut që e heq pasionin?
Klasat sportive kanë dhënë shumë për sportin. Derisa u shkrinë klasat sportive, kjo do të ndodhte. Kanë nisur ekipet e fëmijëve nëpër shkolla, por atje nuk luajnë basketboll, luajnë me top. Nuk ka një kamp basketbolli të mirëfilltë ku nga mosha 11 vjeç deri në 18 vjeç të kalojnë në ekipet e para...
-Atëherë, pse nuk largohen fare nga kjo punë ata që nuk kanë çfarë ti japin basketbollit?
Rrinë se kanë diçka për të marrë dhe thonë “ta marrim dhe atë një çikë”.
-Është depresionuese të shkosh në pallat sporti dhe të shikosh shkallët e zbrazëta ku maksimumi gjen shokun e njërit, motrën e tjetrit, nja dy miq të trajnerit që e presin për kafe. Çfarë duhet ky sport pa publik?
Me nivelin që është aktualisht, shkallët nuk mund të mbushen, sepse ne as që kemi kampionat basketbolli. Ky është “pseudokampionat”. Përvec Tiranës, asnjë ekip nuk ka lojtarë me parametra.
-Si mund të mbushen shkallët e Pallatit të Sportit?
Të rikthehen klasat sportive. Por unë e shoh shumë të largët ditën, kur do të mbushet Pallati i Sportit. Duhet të paktën 10 vjet sikur të fillojmë që sot, që të nisë formimi i lojtarëve. Çdo gjë varet nga shteti. Po të dojë shteti, kjo punë bëhet. Sporti ka nevojë të fillojë të ndërtohet nga A-ja. Sot nuk ka më as futboll, që është sporti më masiv. Kombëtarja shqiptare përbëhet nga lojtarër që luajnë në Europë.
-Po basketbollistë që luajë jashtë, a kemi, dhe nëse po, ku i kemi dhe prej sa kohësh?
I pari është Ermal Kuqo që luan në Turqi, është edhe në Kombëtaren Turke. Kemi edhe të tjerë. Por kushdo që të jetë, nuk kishte për të ardhur në këtë Kombëtare. Edhe kontratat që sportistët kanë bërë me klubet e tyre, nuk i lejojnë, sepse një manaxher i një ekipi të huaj, nuk rrezikon të sjellë lojtarin e tij në Shqipëri, sepse dihet që nuk i garanton dot gjë. Edhe për shumë kohë, nuk do të vijë njeri të luajë këtu.
-Ju vetë keni provuar një eksperiencë në Maqedoni. Si shkuat, çfarë eksperience ishte ajo dhe pse u larguat prej andej?
Atje kalova një periudhë shumë të mirë dhe çdo njeri duhet të ketë fat, jo vetëm të luajë në Perëndim, por edhe në këto vende rreth nesh. Fiton një eksperiencë që nuk e gjen dot këtu. Fillon të edukohesh më shumë me ambientin që të rrethon, stërvitjen. Kur isha në Maqedoni më kujtohej sporti në Tiranë para 90-s, kur njerëzit të shihnin rrugës dhe thoshin “Ky sportisti!” Ndërsa pas 90-s nuk vinte njeri në pallat të sportit me të pa, nuk të njihte më njeri.
-Pse u kthyet këtu dhe pse nuk kërkuat të luanit diku më tutje?
U ktheva se mendova që gjërat do të përmirësoheshin në Shqipëri, shpresoja një kthesë pozitive. Ndërsa në Perëndim nuk çaja dot, sepse ne kemi qenë një brez i paorientuar. Ishte edhe mungesa e menaxherit, por edhe sot në Shqipëri ende nuk ka menaxherë të mirëfilltë, madje as në futboll. Në skuadrat e Perëndimit nuk është e lehtë të futesh, nuk te njeh njeri si sportist, qofsh edhe në Kombëtaren e Shqipërisë. Atje duhet tia fillosh çdo gjëje nga e para dhe ka vështirësi shumë të mëdha në plotësimin e dokumentacioneve. Ndërkohë që të duhet të gjesh sa më shpejt një punë për të jetuar. Kam provuar edhe në Izrael që të futem, por edhe atje kishte rregulla shumë të forta dhe një problem ishte edhe feja. Duhet të ndërroje fenë, ndërkohë që unë jam musliman. Më thanë ca miq të mi, që as mos u mundo fare, se nuk ia del dot.
-Basketbollistët më të mirë të Shqipërisë, ata të Kombëtares, sipas mendimit tuaj, a janë të aftë të luajnë në ekipet e vendeve që kanë basketboll të zhvilluar? Dhe deri në cilin nivel?
Basketbollistët tanë më të mirë mund të luajnë fare mirë në skudrat e ligave të dyta të vendeve të zhvilluara. Por më tepër se kaq, jo. Që të arrijnë më lart, duhet që të shkojnë në këto vende në një moshë shumë të re dhe të stërviten seriozisht atje.
-Ju kanë thënë prindërit ndonjëherë, çe do këtë punë, nuk është me bereqet? Bën mirë të gjesh një zanat tjetër...
Në shtëpi kanë qenë të gjithë dashamirës të sprotit dhe më kanë nxitur. Unë dhe shokët e mi vazhduam të bëjmë sport me gjithë vështirësitë financiare. Disa nga ne bënë emigracion dhe me këto lekë jetonim dhe bënim sport gati falas. Por sot, gjithçka është shkrehur fare. Sot unë dhe familja ime e kemi kuptuar se sporti nuk më dha asgjë, përveçse më solli humbje dhe nëse do të vazhdonte kështu, nuk do tua uroja marrjen me sport as fëmijëve të mi dhe askujt. Eshte humbje kohe, kur ndërkohë mund të marrësh diçka që të jep në jetë. Me këtë zhgënjim që më la sporti, vendosa të largohem përfundimisht prej tij, sot nuk më bën zemra as të shoh një ndeshje basketbolli, të shkel në pallat sporti.
Gruaja e Dritan Memës, me master e papunë
Dritan Mema është i martuar me një shoqen e tij, ish-basketbollisten e Kombëtares për femra. Vajza e Kombëtares, pasi u bë nënë, kërkoi një vend pune si mësuese fizkulture. Për disa kohë, punoi provizorisht, por përsëri ajo është e papunë. “Nuk ishte me vendim, definitive”, thotë Dritani. Paradokset në këtë vend nuk kanë të sosur, Një ish-sportiste titullare e Dinamos, medaliste, një ish-përfaqësuese e basketbollit shqiptar, e diplomuar me arsimin përkatës në “Vojo Kushi” dhe me kualifikime pasuniversitare, nuk gjen një vend si mësuese fizkulture ndër qindra shkollat e kryeqytetit. Se kush më mirë sesa ajo do tu fuste fëmijëve dëshirën për sportin? Mirëpo për Drejtorinë Arsimore të Tiranës, as aftësitë profesionale dhe as meritat nuk janë kritere për të fituar një vend pune. Mbi çfarë kriteresh punon ky institucion, se mbi kritere profesionale duket që nuk bën emërime?
Ky lajm është publikuar: 18/04/2010