E Diel, 1 Nëntor 2026

Papandreu: “Gati aktivizimi i paketës financiare”

Autori i Lajmit: Redaksia

Kryeministri i Greqisë ka thënë se vendi i përfshirë në borxhe po përgatitet të aktivizojë një paketë financiare shpëtuese të ofruar nga kombe të eurozonës dhe FMN. Por kryeministri Papandreu këmbënguli se vendi nuk kishte falimentuar. Ishte gjatë debateve në Parlament mbi gjendjen e rëndë të ekonomisë greke që kryeministri erdhi shumë pranë pranimit se vendi ishte në prag të tërheqjes së rripit të parashutës ndërkombëtare financiare. Gazetat greke janë të bindura tashmë se kapitullimi është vetëm disa ditë larg, ndërsa ekipe nga BE dhe FMN do të jenë në Athinë të hënën. Njerëzit më të pasur të Greqisë kanë lëvizur 13 miliardë dollarë jashtë në javët e fundit dhe shqetësimet e tyre duket se po kalojnë dhe te kursimtarët modestë që kanë filluar gjithashtu të tërheqin fondet.
Deklarata
Gjatë një interviste për gazetën amerikane “Neësëeek”,
Papandreu tha përsëri se “Greqia nuk do të falimentojë” pasi ka një mekanizëm mbështetës. Ai ka argumentuar se vendi do të vazhdojë të marrë hua nga tregjet, megjithatë, kjo është e vështirë për shkak të kostos së huamarrjes. “Greqia dhe qytetarët e saj kanë përjetuar një ndjenjë të terrorit psikologjik gjatë disa muajve të fundit. Psikologjike ndryshon me lajmin e tregjeve”,- thotë kryeministri. “Tani është koha për të lëvizur përpara, për të kthyer situatën. Ne duhet të marrim vendimin për të aktivizuar mekanizmin në javën e ardhshme”. Asnjë vendim formal nuk është marrë ende nga shtetet. Ajo që ne jemi duke thënë është se, nëse na duhet, do të shtypim butonin gati. Përgatitjet mund të marrin disa ditë ose javë për të përcaktuar detajet. Kjo është negociuar midis Greqisë, BE dhe FMN. I pyetur nëse qeveria ka vullnetin politik për të marrë përsipër koston politike të shteteve të veprimit Papandreu tha se FMN-ja nuk është e vetme, por së bashku me BE-në, dhe se qeveria e tij do të bëjë atë që është e nevojshme dhe jo vetëm fjalë.
Ndihma
Gjashtëmbëdhjetë vendet e Eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë vënë në dispozicion të Greqisë 45 miliardë euro. Ministrat e Financave të Eurozonës vendosën të vinin në dispozicion 30 miliardë euro, për vitin e parë, për nevojat financiare të Greqisë, nëse Athina do të kërkojë ndihmë. Këtyre 30 miliardëve do tu shtohet edhe ndihma e FMN-së, e cila ka vënë në dispozicion rreth 15 miliardë dollarë. Por ministri i Financave, Jorgo Papakonstantinu, ka theksuar se Athina nuk ka kërkuar ende të aktivizohet mekanizmi i mbështetjes ekonomike evropiane.

Greqia në grevë të përgjithshme

Greqia po shkon drejt një greve të përgjithshme të re për të kundërshtuar planin antikrizë të qeverisë, në të cilën mund të bashkohet edhe sindikata e sektorit privat. GSEE ka denoncuar disa herë dhe me forcë masat e reja për shkurtimin e rrogave dhe pensioneve, duke lënë të kuptohet se është gati të aderojë tek protesta e njoftuar nga sindikata e punonjësve publikë, ADEDY. Ndërkohë, drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Strauss Kahn, ka deklaruar se FMN është gati ti japë Greqisë ndihmat e parashikuara.

Kriza greke, qytetarët kërkojnë shpëtim

Kriza ekonomike ka detyruar me qindra grekë tu rikthehen biletave të lotarisë si një mënyrë për tu shpëtuar borxheve që mbartin. Sipas mediave greke, lotaria Joke ka grumbulluar 19 milionë euro. Tashmë pikat e lotarisë janë të tejmbushura, sepse ato mbeten i vetmi burim të ardhurash për qytetarët që po përballen me krizën ekonomike. “Jemi në krizë dhe një shumë e tillë është më se e mjaftueshme për të zgjidhur problemet tona ekonomike. Do të ishim të lumtur me 1 milion euro”, - thonë qytetarët. Ndërkaq, të enjten qeveria ka kërkuar fillimin e bisedimeve zyrtare me autoritetet evropiane dhe FMN, hap ky me të cilin Athina kërkon arritjen e miliarda eurove për shlyerjen e borxhit të emergjencës. Në një letër drejtuar BE, ministri grek i Financave ka propozuar më tepër diskutime për një program, të cilën ai e ka quajtur program shumëvjeçar i politikave ekonomike. Ai tha se ky program mund të mbështetet me asistencë financiare nga anëtarë të shteteve të zonës euro, nëse autoritetet greke do të kërkonin një asistencë të tillë.

KE: Greqia të respektojë pakicat

Komisari i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Tomas Hamarberg, ka kërkuar nga Athina që tërësisht ti zbatojë aktvendimet e Gjykatës për të drejtat e njeriut.
Menjëherë pas përfundimit të vizitës në Greqi, nga 8 deri më 10 shkurt të këtij viti, Hamarberg në një letër tha se autoritetet greke duhet "të tregohen më të ndjeshme në llojllojshmërinë, e cila ekziston në shoqërinë greke dhe të ndërmerren masa të reja që tu lejohet pakicave ta shprehin identitetin për të cilin përcaktohen, gjegjësisht ashtu që ata vetë të identifikohen". "Greqia e pranon vetëm një pakicë, e ajo është pakica myslimane në Thrakinë Perëndimore. Pakicat e tjera zyrtarisht nuk njihen. Prandaj rekomandoj ratifikim të dokumenteve kryesore të Këshillit të Evropës, si Konventa kornizë për mbrojtjen e pakicave nacionale, që ajo e nënshkroi në vitin 1999",- thotë në deklaratën për Dojçe Ëele Hamarberg. Ai shpreson se qeveria e re greke e kryeministrit Papandreu, siç premtoi ai gjatë vizitës në Strasburg, do të ketë qasje të re pozitive ndaj këtyre çështjeve. Në mesin e rekomandimeve është kërkesa për lehtësimin e procedurave për kthimin e shtetësive të marra të ish-shtetasve grekë, në mesin e të cilëve shumica janë me prejardhje etnike maqedonase - refugjatë nga lufta civile nga Greqia. "Nuk e di, shpresoj, gjithçka varet nga axhenda politike aktuale dhe dialogu rreth të drejtave të pakicave dhe problemi me imigrantët dhe refugjatët",- thotë komisari. Në letrat që ka dërguar deri tek ministrat grekë, Hamarberg përqendrohet edhe në masat me të cilat autoritetet greke duhet ta përmirësojnë situatën e refugjatëve dhe imigrantëve, romëve dhe sjelljen e policisë.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›