Dritan Minxolli: “Shteti nuk e inspektoi asnjëherë fabrikën për kushtet”
Drejtori i fabrikës së Gërdecit pranon se punësoi fëmijë dhe gra për demontim
Laureta Rryçi
Institucionet shtetërore nuk kanë treguar asnjëherë interes për të inspektuar fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec. Kështu deklaroi dje Dritan Minxolli në sallën e gjyqit, duke thyer pas dy vitesh heshtjen. Minxolli i shpjegoi trupit gjykues se ai kishte nënshkruar një kontratë me Patrik Henrin dhe Mihal Delijogjin. Këto dy të fundit i kishin besuar atij postin e drejtorit të Përgjithshëm në fabrikën e Gërdecit, duke i dhënë fuqi të plotë veprimi për gjithçka që ndodhte në atë fabrikë. Minxolli ndërhyri dje në të gjitha dëshmitë, duke u bërë vetë pyetjeve dëshmitarëve. Herë pas here ai përsëriste se ishte i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë që kishte si drejtor i asaj fabrike, duke pranuar se ishte ai që i kishte marrë punëtorët, pavarësish moshës apo gjinisë që kishin, sigurisht me vullnetin e tyre.
Deklarimet
Dritan Minxolli habiti gjithkënd dje me deklarimet e tij se kishte ardhur para Gjykatës për të marrë përgjegjësitë që i takonin mbi funksionimin e fabrikës së vdekjes. Minxolli reagoi në sallë për herë të parë pas deklaratës së Zamira Durdës. Ai i shprehu ngushëllimet duke i thënë se e kuptonte dhimbjen e saj. Por më pas ai i tregoi gjykatës të gjithë procesin e marrjes në punë të punëtorëve. “Të gjithë punëtorët janë marrë në punë prej meje. Kam bërë me ta intervistë të shkurtër dhe më pas, me vullnetin e tyre, kanë nisur punë”, - tregoi dje Minxolli. Më tej ai tregoi se nga dita e parë e punës dhe deri në ditën e ngjarjes, si punëtorët, ashtu dhe specialistët, nuk kishin ardhur qoftë edhe një herë të vetme për t’u ankuar tek ai se në fabrikë u rrezikohej jeta. “Unë isha përfaqësuesi i firmës private ‘Albademil’. Procesi në fabrikë vijonte si proces tërësish i ligjshëm dhe i hapur çdo ditë, për t’u inspektuar nga institucionet shtetërore mbi kushtet që ofronim për punë. Mirëpo, askush nuk erdhi për inspektim, përveç dy herë nga përfaqësues të MEICO-s”, - shpjegoi Minxolli.
Përgjegjësia
Minxolli, në deklaratat e djeshme, përveç marrjes përsipër të përgjegjësive, nuk harroi t’i kujtonte trupit gjykues se në fund të këtij procesi do të dinin të ndanin përgjegjësitë për secilin prej të pandehurve. “Nuk dua të përmend asnjë prej të pandehurve, por për veten time e them me ndërgjegje që marr përgjegjësitë e mia që më takojnë dhe kam besim te drejtësia se do të gjykohem për aq sa e meritoj”, - tha Minxolli, duke kërkuar kështu edhe ai drejtësi për këtë ngjarje.
Rrëfimi i punëtorit: Ju tregoj pse mori baruti flakë
Ndue Nikolli tregoi se në fabrikë e kishin punësuar Sokol Ngjeçi dhe Mihal Delijorgji
Ndue Nikolli ishte dëshmitari i parë dje që tregoi momentin kyç të tragjedisë së Gërdecit, kur dhe ka nisur gjithçka. Sipas dëshmisë së punëtorit, atë ditë ata kishin marrë urdhër që të paketonin barutin e përfituar nga demontimi. “Ishte në oborr një pjesë e madhe e zënë me barut. Ne duhet ta paketonim, pasi makinat e ushtrisë do ta transportonin më pas drejt Shkozetit”, - e filloi dëshminë e tij Nikolli. Ky i fundit tregoi se ai kishte qenë në pjesën tjetër ku baruti po paketohej. Por mbante mend mirë kur i kishin zënë sytë një punëtor me thes bosh, që tentonte të shuante zjarrin që po shkonte drejt barutit. “Kanë mjaftuar pak sekonda kur flakë përvëluese na përshkruan trupin”, - tha dje dëshmitari, i cili edhe pse kanë kaluar dy vite, sërish ishte i tronditur kur tregonte. Nikolli tregoi gjithashtu se edhe pse i djegur, kishte nisur të vraponte rrugës që t’i shpëtonte vdekjes. “Rrugës mbaj mend se shikoja njerëz të hutuar që vraponin. Të gjithë kishin djegie, ishin të çoroditur. Madje disave u priteshin këmbët se nuk ecnin dot më gjatë për shkak të plagëve dhe më pas mora vesh se kishin vdekur rrugës”, - tregoi punëtori i fabrikës. I pyetur nga prokurorët, Nikolli tregoi se kishte dëgjuar se kërkoheshin punëtorë dhe ai, kur kishte qenë ushtar, kishte qenë artiljer. Ky pasion i hershëm dhe hallet ekonomike kishin qenë arsye të forta për të për të qenë pjesë e kësaj fabrike. “Ai tregoi se për t’u punësuar kishte folur me Sokol Ngjeçin dhe Mihal Delijorgjin në një nga lokalet në Gërdec. Që të dy i kishin premtuar se ditën e hënë mund të niste punë dhe kështu kishte ndodhur. Nikolli ishte lënë si përgjegjës dhe tregon se Minxolli u bënte instruktazh se si të hiqej me kujdes djegorja dhe më pas të vendosej në një arkë të posaçme. Sipas Nikollit, në ambientet e brendshme të fabrikës kishte disa pajisje që përdoren për shuarje zjarri, madje një herë ata kishin bërë instruktazh për mënyrën se si përdoreshin. I pyetur nëse kishin ndonjë rrugë daljeje tjetër në rast rreziku, dëshmitari shpjegoi se askush nuk u kishte treguar për një rrugë tjetër, përveç asaj të zakonshmes që bënin çdo ditë. Më pas kishte mësuar se kishte pasur një rrugë të dytë nga mali, andej ku dhe kanë kaluar shumë punëtorë ditën e ngjarjes, kryesish banorë të Gërdecit.
Mimoza Kruja: “Im shoq, ditën e tragjedisë, do ta linte punën nga frika”
Mimoza Kruja ka mbetur e ve që pas tragjedisë së Gërdecit. Bashkëshorti i saj, Hiqmet Kruja, ishte punësuar në dhjetor të vitit 2007 nga një shoqëri për policinë private. Sipas saj, kjo shoqëri kishte bërë një kontratë me Albademil dhe i shoqi ishte caktuar roje në fabrikën e demontimit. “Bashkëshorti im tregonte se në fabrikë punonin shumë gra dhe fëmijë. Atij i vinte keq sepse përgjegjësit u bërtisnin grave dhe fëmijëve duke u kërkuar që të punonin sa më shumë”, - tregoi dëshmitarja në seancën e djeshme të procesit të Gërdecit. Më tej ajo rrëfeu para trupit gjykues se i shoqi i kishte thënë disa herë se në fabrikë ishte shumë e rrezikshme të punoje dhe për këtë ai kishte vendosur të hiqte dorë nga puna. “Bashkëshorti im do ta linte punën më 15 mars. Kishte frikë dhe nuk mund të vazhdonte më atje për 16 mijë lekë në muaj. Për fatin e tij të keq, ditën që do t’ua thoshte shefave të vet, një shok i kërkoi si nder që ta zëvendësonte. Ai iku në mëngjes dhe nuk u kthye më”, - shpjegoi dëshmitarja, e cila tani i duhet të kujdeset e vetme për tri vajzat e saj.
Petrit Behari, ish-ushtaraku që u punësua në fabrikë pas reformës
Petrit Behari tregoi dje në Gjykatë se ishte larguar nga radhët e Forcave të Armatosura për shkak të reformës. Për arsye financiare ai ishte detyruar të punësohej te firma private “Albademil”. Me gjithë moshën që kishte, Behari konsiderohej si specialist për shkak të eksperiencës që kishte pasur në radhët e Forcave të Armatosura. Pyetjes së prokurores nëse kishte elemente që përbënin rrezik për jetën e punëtorëve, Behari iu përgjigj se çdo fabrikë demontimi, edhe në shtet, kishte elemente rreziku për jetën. Por, në fabrikën e Gërdecit ishte e dukshme mungesa e elementeve të sigurisë; nuk kishte vegla të specializuara për demontim dhe punëtorët ishin të gjithë pa kurrfarë eksperience në lidhje me këtë proces.
Zamira dhe Feruzan Durda: Nuk ia falim shtetit tri viktima
Bashkëshortët Zamira dhe Feruzan Durda dëshmuan dje për humbjen e djalit të tyre 7-vjeçar gjatë ditës së tragjedisë. E para dëshmoi Zamira Durda, e cila humbi djalin, babanë dhe kunatën. Duke dhënë detaje të dhimbshme nga momentet e fundit të jetës së djalit të saj në fabrikën e vdekjes, duke mos mbajtur dot lotët para trupit gjykues, kujtoi se ditën e shpërthimit djali i saj kishte marrë biçikletën për të lozur jashtë oborrit të shtëpisë dhe e kishin marrë kushërinjtë, të cilët po u dërgonin bukën prindërve që punonin në fabrikë. Pas shpërthimit ajo e kërkoi gjatë të miturin dhe më pas mësoi se forcat e ushtrisë e kishin çuar djalin të djegur në 65% të trupit në spital. “Djali më kërkoi ndjesë pse u largua pa leje”, - kujtoi Zamira Durda, duke shprehur me keqardhje se fajtorët e vërtetë të kësaj tragjedie, edhe pse kanë kaluar pothuajse dy vjet, ende nuk kanë kërkuar ndjesë. Edisoni i vogël mbylli përgjithmonë sytë më 3 prill në një spital të Brindizit në Itali, duke mos u rezistuar dot plagëve të rënda. Këto momente të vështira janë deklaruar dhe nga bashkëshorti i Zamirës, Feruzan Durdaj.
8 Dhjetor 2009