Dritan Prifti: Cili do votohet kryeministër prej shqiptarëve Nano, Meta apo Berisha?

28/05/2005 50 për qind e votuesve në zonë më kanë dhënë mbështetje të plotë
Dritan Prifti, në një intervistë për "Metropol" shprehet se formula e Dushkut do të jetë formula që do të nxjerrë në minorancë PS dhe PD-në. Ai shprehet i bindur se do të fitojë në mazhoritar në zonën e tij. Kjo për vetë faktin se në këtë zonë gëzon mbështetjen e familjeve që ka ndihmuar dhe të emrit të mirë që ka vënë duke punuar për zonën.
Zoti Prifti, ju në zgjedhjet e 3 korrikut do të kandidoni si përfaqësues i LSI-së në një kohë që gjatë këtyre viteve keni përfaqësuar PS në këtë zonë. Cili është mesazhi që i drejtoheni elektoratit tuaj në këtë prag zgjedhjesh?
Unë kam qenë deputet i PS-së, formalisht në atë zonë elektorale, por realisht kam qenë thjesht një përfaqësues i popullit për këtë zonë. Jam përpjekur t'i qëndroj sa më pranë zonës dhe njerëzve të saj, pavarësisht se partia që unë përfaqësoja i braktisi prej disa vitesh. Nëse do kisha qenë realisht përfaqësues i PS-së, unë sot nuk do të kisha guxim të rikandidoja në të njëjtën zonë. PS e ka braktisur punën dhe bashkë me të dhe elektoratin. Shikoje si ndryshojnë zonat Nano dhe Ruçi. Shikoje si shkon Gjinushi dhe Milo. Këto parti të koalicionit qeveritar kanë gabuar rëndë, duke abuzuar me votën e elektoratit dhe tani përpiqen të fshihen. Elektorati këta i njeh dhe e di pse ndryshojnë zonat. Unë elektoratit tim i them që do jem ky DRITAN, që ata kanë njohur. Do t'i ndihmoj, do t'i hap zemrën dhe shtëpinë. Do jem një bir i tyre siç kam qenë. Nuk do t'i braktis kurrë për interesa partish, ashtu siç nuk i braktisa kur i braktisi PS-ja.
Me çfarë do t'i përballoni shpenzimet e fushatës elektorale?
Shpenzimet po përpiqem t'i kem minimale. Ato shpenzime që po bëj po i përballoj vetë nga kursimet e mia. Deri tani nuk më ka ndihmuar njeri, por disa miq janë shprehur të gatshëm të më ndihmojnë. Megjithatë nuk besoj e do shpenzoj më shumë se 1 milion lekë dhe kaq mund t'i përballoj vetë.
Nano i ka bërë thirrje të larguarve nga PS për rikthim, madje e ka cilësuar si të inatosur gjatë momentit të ndarjes së partisë suaj nga PS. A mund të flitet për një bashkim PS-LSI?
Asnjëherë nuk do të ketë bashkim të këtyre dy partive. Sigurisht mund të ketë bashkëpunim, por jo shkrirje. Ne kemi punuar 20 orë në ditë për të bërë në 8 muaj këtë LSI që kemi sot. Askush nuk e besonte që LSI do bëhej një forcë vendimtare për pushtetin e ardhshëm në këto zgjedhje. Tani e besojnë të gjithë, që LSI ndan pushtetin. Askush nuk e besonte që LSI del forcë e parë politike, kurse pas mitingut tonë në Tiranë dhe Korçë, shumë kanë filluar të thonë që ne po e marrim pushtetin. Këto munde, këtë djersë, këtë talent për të bërë politikë dhe organizuar këtë parti moderne evropiane, ne nuk mund ta hedhim poshtë dhe mohojmë, duke u bashkuar sërish me ata, nga të cilët u ndamë për gjëra shumë të rëndësishme. Ne nuk bashkohemi me hajdutë dhe as me të korruptuar. Ne si LSI po marrim gjithë votuesit socialistë në bazë. Ata po bashkohen me ne çdo ditë dhe më shumë. Nuk lind aspak nevoja për bashkime artificiale me forca politike pa elektorat. Zgjedhjet do tregojnë që ne kemi të drejtë. Ne do të marrim më shumë vota se PS. Nëse nga 2001 në 2003 PS humbi 250 mijë vota, në këto zgjedhje ajo do humbë dhe 200 mijë të tjera.
PS dhe PD kanë deklaruar se do t'i japin proporcional aleatëve të tyre, sa do të ndikojë kjo formulë te LSI, pasi ngushtohet probabiliteti i fitores në proporcional?
PS dhe PD gjithmonë janë bashkuar kur bëhet fjalë për të mbajtur politikën shqiptare monopol të 2 partive. Këtë radhë ato u bashkuan sërish, pasi kuptuan se LSI nuk ishte një pikë uji në oqean. Ato shpikën Dushkun e Madh për të minimizuar votat e LSI në proporcional, por ato i kanë bërë hesapet gabim. LSI është një forcë shumë konkurruese në maxhoritar. Ne do luftojmë në 100 zona për të fituar në maxhoritar dhe kam bindjen se do fitojmë minialisht 1/3 e tyre. Manovra e Dushkut do godasë vetë PS dhe PD, sepse në proporcional dhe parlamenent do t'i kthejë ato në parti të vogla. Duke u përpjekur të na mbajnë ne të vegjël, PS dhe PD po zvogëlohen vetë. Dushku në proporcional do nxjerrë LSI forcë të parë të padiskutueshme dhe ne do kemi të drejtën e formimit të qeverisë. Tashmë ne kemi shpallur dhe kandidatin për kryeministër, Ilir Meta. Shqiptarët do të votojnë për Nanon, Metën apo Berishën, Kryeministër. Unë kam bindjen që të gjithë shohin me nostalgji kohën kur në 1 vit në Shqipëri bëheshin 180 km autostradë. Vetëm Meta mund të ndryshojë në pak vjet faqen tonë. Vetëm LSI ka statusin për ta çuar vendin drejt Evropës me shpejtësi.
Si e shikon Dritan Prifti zonën e tij zgjedhore dhe kandidatët që ka përballë?
Unë në zonë kandidoj kundër mentalitetit prej hajduti që ka krijuar PS, pra kandidoj vetëm kundër kandidates së PS. Në zonën time, PD është 18%, kurse PS mbetet për t'u parë. Unë për fitoren kam garanci dhe jam gati të vë bast me çdokënd që dëshiron. Do fitoj mbi 50% të votave i vetëm. PS dhe PD do jenë te 20 apo 25%. Sa për kandidaten që kam përballë, unë mendoj se ajo do marrë më pak se partia e saj. Sondazhet më nxjerrin mua si kandidat në 58 % kurse znj. Stefa në 22%. Shqetësimi im është që dhe LSI të marrë 58%. Si kandidat unë jam i njohur prej të gjithëve si njeri që ndihmon dhe punon shumë për zonën. Kam ndihmuar personalisht rreth 500 familje pa ndihmën e shtetit. Kam emrin e një personi të dashur për zonën. Para 4 vjetësh, zona ime nuk kishte as drita, as ujë dhe as rrugë. Sot ata kanë nga 1 transformator në 150 m. Kanë ujë në çdo fshat dhe gjithë rrugët kryesore, me përjashtime të vogla, janë asfaltuar. Shumë shkolla dhe klinika mjekësore janë bërë të reja apo rikonstruktuar. Kam bërë shumë. Kundërshtarja ime përpiqet të thotë se këto investime i ka bërë Nano, por askush nuk e beson. Nëse Nano do kujtohej për elektoratin, ai do bënte diçka për zonën e tij Tepelenën. Ai ndërroj zonë elektotrale sepse në 4 vjet avujt e xhinit tonik nuk e lanë të mendonte për ata që e zgjodhën deputet. Për Myzeqenë dhe zonën time kam luftuar unë me atë dhe ministrat e tij. Unë dhe vetëm unë i kam siguruar dhe bërë këto investime. Nëse do isha si Nano në Libofshë, Topje, Mbrostar dhe Qendër nuk do ishte bërë asgjë dhe unë nuk do kisha fytyrë t'i dilja përsëri përpara atyre njerëzve. Rikandidoj në këtë zonë me kënaqësi dhe i ndërgjegjshëm që do më duhet të punoj përsëri shumë për t'ju gjendur pranë votuesve të mi. Rikandidoj këtë herë për të ringjallur bujqësinë, për të sjellë normalitetin në jetën e zgjedhësve të zonës dhe për të qenë një deputet simbol i Myzeqesë. Vetëm unë jam deputet myzeqar sot në Fier dhe, me sa duken gjasat, vetëm unë do të jem dhe për 4 vjetët e tjerë. Kjo më duket e rëndësishme.