E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia gris posterat e kandidatit të LSI Eduart Alushi

28/05/2005  Nisin incidentet në Vlorë

Është shënuar dje incidenti i parë mes kandidatit të LSI, Eduard Alushi, dhe policisë bashkiake. Shkak ka qenë një banderolë e vendosur për fushatën e tij elektorale. Dje ai ka organizuar një konferencë shtypi për mediat, me qëllim sensibilizimin e opinionit publik për grisjen e banderolave të tij nga ana e bashkisë dhe e policisë bashkiake. “Si çdo qendër elektorale dhe stafi im ka vendosur këtë qendër pranë një lokali të simpatizantëve të mi, te xhamia e qytetit, dhe, sipas ligjit unë, kam vendosur banderolën time mbi rrugën e makinave”, tregon Alushi. Mirëpo kjo gjë, sipas tij, nuk i ka pëlqyer bashkisë e policisë së saj, e cila vetëm 3 orë më vonë ka nxjerrë një shkresë, ku thuhej se brenda disa orëve duhej të hiqej banderola, në të kundëret do ta hiqnin vetë ata. Në të njëjtën shkresë, thuhej se banderola e Alushit sillte tensione e nxitje të urrejtjes, gjë që bie ndesh me Kodin e Etikës. “Unë dhe stafi im kemi shtangur nga kjo përgjigje. Dhe vetëm urrejtje nuk përmban banderola ime. Gjatë natës ajo është grisur e zhubravisur në shesh“, tha Alushi. Bashkiaku Gjika ka mohuar një akt të tillë. Sipas tij, çdo kandidat për deputet e ka për detyrë të njoftojë qendrën e tij elektorale dhe aty ai mund të vendosë banderolën e tij, “por edhe pse këtë gjë ai nuk e ka bërë, ne kemi toleruar këtë fakt”. “Dua të sqaroj opinionin bublik se banderola që shkruajnë JO monopolistëve Nano-Berisha, jo Teceve... kur në fakt çdo kandidat ka për detyrë që në banderolë të shkruaj emrin e vetë dhe zonën e tij zgjedhore. Ligji do të jetë i barabartë për të gjithë dhe askush nuk mund të lozë edhe në këtë fushatë elektorlae. Unë mund t'ju them se trupi diplomatik i akredituar në vend, ka qenë në Vlorë dhe ka parë nga afër gjithë përgatijtet zgjedhore të pushtetit lokal”, tha Alushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›