E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashket, shtyhet orari i aplikimit te pasaportave

Tirane-Me kerkese te Ministrise se Brendshme, kompania koncensionare"Aleat" do te shtoje orarin dhe ditet e sherbimit, per aplikimin e qytetareve per pasaporta biometrike. Kjo mase eshte marre, me qellim per t'i ardhur ne ndihme emigranteve tane, qe do te vijne ne atdhe per festat e Pashkeve. Zyrat e aplikimit per pasaporta biometrike ne te gjithe vendin do te sherbejne per qytetaret gjate diteve te javes nga ora 08:00 e mengjesit deri ne oren 18:00 te mbremjes. Keto zyra do te jene te hapura ne sherbim te qytetareve edhe diten e shtune e te diele, 27 dhe 28 Mars, e po keshtu ne datat 3 dhe 4 Prill. Me te njejtin orar do te sherbejne edhe zyrat e shperndarjes se pasaportave biometrike prane komisariateve dhe drejtorive te policise ne qarqe, thuhet ne njoftimin e Ministrise se Brendshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›