E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti i Elbasanit, "OK" me Karten e Bolonjes

Ndalesa me e fundit e ministrit te Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj ka qene ne universitetin e Elbasanit, "Aleksander Xhuvani". I pranishem ne konferencen shkencore "Procesi i Bolonjes", Tafaj deklaroi se ky universitet eshte nje nga universitetet ne te cilin Karta e Bolonjes eshte implementuar me se miri. "Universiteti i Elbasanit eshte nje nga qendrat e ekselences ne fushen e mesuesise dhe ky drejtim duhet te fuqizohet, per te ruajtur traditen dhe te zhvilloje me tej fushen e pergatitjes universitare te mesuesve, si dhe kualifikimit te vazhduar te tyre ne te gjitha ciklet",- cilesoi Tafaj. Ai vijoi se universiteti ne fjale ka krijuar nje tradite te mire edhe ne gjuhet e huaja. "Ne duhet te marrim modele duke permiresuar kurrikulen tone dhe duke i kombinuar gjuhet e huaja, ne menyre qe te diplomuarit te kene akses me te madh ne tregun e punes", -u shpreh ministri i Arsimit dhe Shkences. Rendesi te vecante, Tafaj i kushtoi fuqizimit ne drejtimin e studimeve te Teknologjise se Informacionit, sepse tregu i punes ka nevoje per specialiste dhe teknike ne kete fushe. "Ne, na duhen gjithashtu edhe mesues te kualifikuar ne fushen e IT-se, sepse lenda e informatikes ka hyre qe ne klasen e shtate dhe vazhdon edhe ne shkollen e mesme",- nenvizoi Tafaj. Sipas kreut te dikasterit te Arsimit dhe Shkences, i gjithe sistemi parauniversitar eshte ne procesin e reformimit te kurrikules duke e konsideruar edhe mbeshtetjen ne Teknologjine e Informacionit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›