Dritat rriten, dhjetori pa rroga
Ministria e Financave ka vendosur të mos shpërndajë para festave të fundvitit rrogën e muajit dhjetor për të gjithë administratën shtetërore dhe njoftoi se do të mbajë të mbyllur shërbimin e thesarit nga data 20 dhjetor deri në fillim të janarit, bëri të ditur për "Shqip" dje zëvendësministri Nezir Haldeda.
"Gjatë viteve të shkuara, shumë institucione buxhetore kërkonin të shpërndanin pagat e dhjetorit para festave, kur normalisht këto paga shpërndahen në fillim të muajit pasardhës", tha Haldeda. "Për këtë vit është vendosur që kjo praktikë të mos përsëritet", shtoi ai.
Dje Kryeministri Sali Berisha deklaroi se i ka kërkuar ministrit të Financave, Ridvan Bode, dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore të nxjerrin një fond për shpërblimin e fundvitit për administratën publike dhe për pensionistët. "Në këtë takim, Kryeministri Berisha kërkoi që, pavarësisht nga ndikimet e krizës globale, të merren masat që punonjësve të administratës publike dhe 540 mijë pensionistëve të vendit të mund t‘u jepet një shpërblim fundviti, sado modest të jetë", njoftoi zyra e shtypit e qeverisë. Burime jozyrtare bënë të ditur se Ministria e Financave ka filluar sakaq të përgatisë një akt normativ me fuqinë e ligjit për të shpërndarë një shpërblim. Për të gjetur paratë për shpërblimin, do të gjurmohen shpenzime të parealizuara në të gjithë administratën. Në këtë mënyrë, fondet e programuara për investime ka gjasa të transferohen për festimin e vitit të ri. Buxheti i shtetit duket se gjendet në vështirësi të mëdha për likuiditet këtë fundviti. Në të gjitha segmentet e administratës vërehen vonesa në shlyerjen e pagesave të punimeve publike. Dy javë më parë, Shoqata e Ndërtuesve lajmëroi se buxheti i shtetit u detyrohet kompanive të ndërtimit rreth 70 milionë euro në fatura të papaguara në punimet në infrastrukturë. Qeveria pranoi se vonesa të tilla ekzistojnë dhe se po përpiqet që t‘i shlyejë detyrimet e veta. Të ardhurat e buxhetit të shtetit u rritën me vetëm 4 për qind deri në tetor, ndërkohë që shpenzimet janë rritur me rreth 20 për qind. Qeveria ka përdorur të gjitha të ardhurat nga privatizimi, si dhe ka tërhequr borxhe të konsiderueshme, pa arritur të mbyllë të gjitha vrimat.