Dritëro Agolli: Nëse e majta do të jetë e ndarë, i humb zgjedhjet
Çiftin simpatik Agolli e gjetëm buzë liqenit të Pogradecit, në fshatin e bukur Tushemisht.
Aristir Lumezi
Në një relaks të plotë, shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli, pranë liqenit lirik të Lasgushit ka vite që vetëm merr aty frymëzim, qetësi, por dhe energji për të përballuar një dimër të zhurmshëm, me pluhur dhe smog të Tiranës. I shoqëruar dhe nga mbesa e tyre, çifti, që nuk ndahet lehtë nga njëri-tjetri, shprehet se aty ndjehet në harmoni të plotë me natyrën, ndërsa të flet me pasion të madh për hotel “Millenium”, buzë liqenit, në të cilin “nuk të mungon asgjë, as dhe shtëpia”, siç shprehet zonja Sadije. Në lulishten e hotelit, e cila ka të gjitha llojet e luleve dhe të pemëve që rriten në këtë klimë të ashpër dhe të freskët verore, shkrimtari i madh që ka “ushqyer” breza të tërë, sapo mbyll faqen e fundit të gazetës “Panorama”. E kështu nis biseda jonë që do zgjasë, ndërsa orën do ta kuptojmë vetëm kur ndjejmë erën e tavës, që sjell kamerieri të lajmëron se “dreka është gati”. Profesori i letrave shqipe interesohet për gjendjen e gazetarisë dhe nuk harron t’i kthehet kohës së vet, kur gazetaria e shkruar dhe media në përgjithësi, ishin një pushtet i katërt real. Por politika na fut në vorbullën e saj dhe problemet e të majtës duket se e shqetësojnë dhe të qetësuar ish-deputetin socialist të legjislacionit të fundit parlamentar. Shkrimtari i madh, flet me pasion për të majtën, por sheh shumë gabime në të, për të cilat kërkon në mënyrë urgjente të kalohen. Duke risjellë në vëmendje zgjedhjet e 2005, të cilat çuan të majtën në opozitë, Dritëro Agolli shprehet se sot LSI nuk duhet nënvlerësuar si atëherë, pasi ajo është një parti me peshë në politikën shqiptare. Agolli shprehet në bisedën e tij se PS duhet të bëjë analizë të thellë dhe jo të kufizohet me deklarata pompoze, thua se është një UFO që vjen nga një planet tjetër.
Por shkrimtari i njohur nuk lë pa komentuar dhe ngjarjen e Gërdecit. Sipas tij, vetëm inati femëror i kryeprokurores, Ina Rama mund ta çojë hetimin e ngjarjes deri në fund.
Ju keni qenë prezent në kongresin elektoral të PS në maj 2005, Edi Rama ka mbajtur një fjalim në thelb të të cilit ishte apeli për bashkim me LSI në ato zgjedhje, ku në të kundërtën PS rrezikonte t’i humbte ato zgjedhje. Sot, një vit para zgjedhjeve të vitit 2009, e majta paraqitet e përçarë, të gjitha partitë deklarojnë se do garojnë të vetme. Si e gjykoni ju një situatë të tillë?
Në 2005, Edi Rama kishte të drejtë në thirrjen e tij për bashkim me LSI, por ajo ishte një thirrje e vonuar.
Pse ishte e vonuar...?
Sepse atëherë fushata kishte filluar dhe ishte në fazën përmbyllëse, ishin paraqitur kandidaturat, ishin shpallur programet dhe platformat dhe s’kishte mundësi bashkëpunimi në atë kohë. Po të ishte bërë kjo thirrje disa javë apo një muaj përpara diçka mund të arrihej.
Sot jemi një vit para...
Sot jemi një vit para zgjedhjeve. Nëse do të shtyhet dhe do të fillojnë këto bajonetë në bajonetë dhe do të bëjnë kongres para zgjedhjeve, s’ka asnjë vlerë për thirrjet në bashkim. Edhe tani s’do të ketë ndonjë vlerë nëse gjërat vazhdojnë të lihen kështu siç janë. Udhëheqësit e PS në atë kohë e konsideronin LSI një pikë uji në oqean që nuk do t’u prishte punë. Por pika-pika bëhet lumi. Kështu papritur u bë dhe partia e Berluskonit ‘Forza Italia’ dhe fitoi. Prandaj duhet që tani të gjendet gjuha e përbashkët, të mos fillojnë ashtu siç e kanë nisur me një hov të madh agresiviteti pa lënë një dritare të vogël për tu marrë vesh, si i thonë një fjalë, ‘mos e shaj shumë se pastaj do vijë një kohë që ta lavdërosh’. Edhe këta, që do vijë një ditë që do lavdërojnë njëri-tjetrin. Nëse të majtët nuk bashkohen, jo bashkim partish, por nëse nuk do bëjnë një koalicion nuk do fitojnë. LSI është një parti në rritje dhe nuk është si partitë e tjera që janë rritur nga PS. Nëse edhe LSI do ishte si to nuk kishte ndonjë nevojë të madhe për bashkim.
Zgjedhjet e fundit në Kashar nxorën edhe kësaj radhe fitues të djathtë...
Duhet kuptuar se zgjedhjet e pjesshme zakonisht i fiton ai që është në pushtet, sepse populli ynë i zgjuar ia jep votën atij që mund t’i mbarojë më shumë një hall. Kurse zgjedhjet e përgjithshme kanë të bëjnë me ndërrimin e pushtetit, por përsëri nëse e majta do vazhdojë të jetë e ndarë, zgjedhjet do humben.
Duket se kjo situatë vjen dhe nga mungesa e një analize të thellë të humbjes së zgjedhjeve të 2005 për të parë të gjithë faktorët që ndikuan në humbjen e tyre. Mendoni se do ishte me vend një analizë e zgjedhjeve?
Analiza është bërë më shumë globale dhe jo në mënyrë shkencore për të nxjerrë. Pse? Dhe më shumë është bërë në takime dhe mitingje. Analiza është bërë edhe përmes parullave, “përtej të majtës dhe të djathtës”, por jo. Pse humbëm? Të themi të drejtën drejtimi i partisë dhe i institucioneve të qeverisë ka qenë shumë i ngathët. Kemi pasur qeveri krejtësisht përtace dhe me mospërfillje për njerëzit dhe hallet e tyre, me një largim dhe fodullëk, nuk shkonin ministrat në krahina, nuk prisnin njerëz. Dhe tani vuajmë nga kjo anë. Por qeveria aktuale është më dinamike, pavarësisht rezultateve që ajo ka, pasi nuk mund t’i ndjekë treguesit hap pas hapi, mirëpo ajo i ve në punë njerëzit dhe nuk rri me duar në xhep. Nga kjo anë PS duhet të kishte më të fortë anën e analizës të të gjitha shkaqeve pse humbi zgjedhjet në 2005 që defektet të mos përsëriten. PS duhet t’u ruhet deklaratave oratorike, të mëdha, pompoze sikur vjen nga jashtë realitetit si një UFO.
Ka akuza nga LSI por dhe parti të tjera për një bashkëpunim mes Ramës dhe Berishës, që u dukën fillimisht tek ndryshimet kushtetuese e që vazhdojnë më tej duke sjellë si përfundim një pushtet të pakufizuar të kryeministrit Berisha. Cili është mendimi juaj rreth këtij konsensusi?
Partia Socialiste u gjend para një vështirësie, pasi Berisha nuk do pranonte sistemin zgjedhor nëse PS nuk pranonte ndryshimet e propozuara nga e djathta. Prandaj dhe unë firmosa kërkesën për referendum pasi mendoj se këto ndryshime duhet të miratohen në popull. Lëshimi i PS ishte vetëm për mënyrën e zgjedhjes së presidentit. Ashtu siç ishte ligji zgjedhja e presidentit sillte vështirësi, pasi jo gjithmonë arriheshin 84 votat e kërkuara. Gabimi u bë që në fillim në kushtetutë. Varianti i parë nuk ishte që presidenti të zgjidhej në këtë mënyrë në variantin e dytë. Kur erdhi në kuvend, Kushtetuta u ndryshua dhe u vendos zgjedhje me 84 vota. Prandaj dhe Moisiu dhe Topi u zgjodhën me konsensusin e Partisë Socialiste.
Pak ditë më parë, qeveria ju akordoi një pension special, ta gëzoni atë. Mendoni se dhënia e këtij pensioni mund të ketë një prapavijë për të qenë më pak kritikë ndaj qeverisë në deklaratat tuaja?
Jo, jo. Ç’është e vërteta, kjo është reale, pasi shokët e mi e kanë marrë atë lloj pensioni dhe unë nuk jam më pak se ata në veprimtarinë time artistike.
Pak ditë më parë, kemi emërimin e vajzës së zotit Sabri Godo, Anila Godon, mjeke në profesion, në postin e ministres së Shëndetësisë. Mendoni se ky veprim mund të jetë hapi i parë për të kopjuar traditën greke apo dhe atë amerikane ku fëmijët vazhdojnë trajektoren politike të prindërve të tyre?
Nuk besoj se mund të ketë një gjë të tillë. Por fëmijët nëse janë të aftë mund të bëhen politikanë. Grekët janë shumë të aftë, nuk do të jetë gjë e keqe, pasi rasti i Greqisë ka treguar se trashëgimtarët kanë qenë politikanë të zotë. Kjo është një meritë sepse këta fëmijë kanë dalë nga familje politike, bravo u qoftë, u kanë ndenjur mbi kokë baballarëve dhe kanë marrë prej tyre. Në fund të fundit nuk është keq të bëhesh politikan nga një familje politikanësh. Ne s’kemi një traditë të tillë. Ka ndodhur dhe ndodh, si në Amerikë, ku Bushi plak nxori president Bushin e Ri, të cilin e stërviti si politikan. Nëse do ta shikonim këtë fenomen me sy kritik. Atëherë do duhet të kritikojmë Amerikën, ne nga ajo i marrim modelet. Anila është vajzë e zonja dhe meqenëse u bë ajo, kjo nuk do të thotë se do të bëhen të gjithë. Unë nuk shoh ndonjë djalë politikani, që të jetë kaq i zgjuar që të ketë perspektivë për t’u bërë politikan. Madje as djemtë e anëtarëve të Byrosë Politike nuk kishin ndonjë fëmijë të mençur që të bëhej politikan. Nuk më duket një diskutim me bazë për të parë mundësinë e precedentëve të tillë. Ky është një mentalitet i partive revolucionare komuniste, ato nuk lejonin që të trashëgohej dhe të kalonin familjarët në detyra të larta. Ata i ruheshin marrjeve të përgjegjësive të mëdha pjesëtarëve të së njëjtës familje, pavarësisht nga aftësitë që mund të kishte gjithsecili. Ky mentalitet ka mbetur nga ajo kohë. Kjo ishte një frikë që vinte nga mbretëritë, që trashëgonin fronin, ku i biri edhe me të meta mendore të ishte, bëhej princ e më pas mbret të cilët i vrisnin brenda oborrit si në Rusi. Tek ne njihen njerëzit sepse një komunitet i mbyllur. Për rastin e vajzës së Godos unë jam i bindur se ajo e bën detyrën e marrë, pasi në radhë të parë ajo është mjeke në profesion. Pasi është gabim i madh tek ne në emërimin e ministrave apo zv.ministrave, në ministritë e ndryshme, nuk ke zv.ministra që të jenë inxhinierë, apo në ushtri, të kemi ministra apo zv.ministra që të kenë mbaruar akademitë ushtarake. Mund të pranoja ministrin si figurë politike, por zv.ministri duhet të jetë i fushës që mbulon dikasteri ministror dhe nuk shkon që ai të ketë mbaruar gjuhë- letërsi apo për aktor.
Në mars të këtij viti patëm një ngjarje të rëndë, Gërdecin, i cili u dokumentua në të gjitha mediat por dhe institucionet e statistikave si një ngjarje tragjike e rëndë. Edhe sot që flasim, ende çështja Gërdeci gjendet në atë pikë që ishte dhe katër muaj më parë, hetimet vazhdojnë, ndërsa opozita e përçarë nuk ka mundur t’i bëjë presion qeverisë të japë llogari për të. Besoni se drejtësia do t’i shkojë deri në fund, në një kohë që për këtë çështje kemi një hetim paralel edhe në SHBA?
Ma merr mendja që kjo vajza, Prokurorja e Përgjithshme mund ta çojë deri në fund hetimin, nëse pengohet hetimi nga qeveria. Nëse hetimi pengohet në punën e saj dhe fyhet, atëherë ajo mund ta çojë deri në fund hetimin për tragjedinë e Gërdecit. E them këtë sepse femra ka inat dhe tërbimi i saj mund ta nxisë që t’i shkojë deri në fund hetimit. Nëse marrëdhëniet do të jenë të mira dhe ajo do lihet e qetë të punojë, nuk besoj se do kemi ndonjë rezultat. Prandaj unë mendoj se lutur që ajo të mos e çojë deri në fund dhe ta pengojnë që ajo të inatoset.
Po rolin e opozitës si e gjykoni..?
Opozita nuk ka aq fuqi që ta shtyjë këtë çështje më tutje. Opozita nuk ka një mendim të përbashkët unik. Po të ishte e bashkuar diçka do ndodhte. Ata nuk janë të një mendimi edhe në këtë punë, ata shkojnë afër Gërdecit dhe hedhin bomba njëri-tjetrit, kanë antagonizëm dhe dinamikë me njëri-tjetrin. Më shumë besim kam tek kryeprokurorja...
neser do te lexoni
Gabimet dhe meritat e Edi Ramës në krye të PS Ç'mendon Agolli për koalicionin 'Përtej të majtës dhe të djathtës' Cili mund të jetë misioni i Fatos Nanos brenda të Majtës Kush mund të realizojë bashkimin e të majtës Ç'mendon Agolli për figurat si Ruçi, Dokle, Malaj, Islami Cilat janë qëllimet e Bollanos për Himarën