Gërdeci, rishikohet lista e viktimave
Lista e të vdekurve dhe personave që mbetën të plagosur nga tragjedia e Gërdecit po rishikohet nga Prokuroria ditët e fundit.
Trazhgim Sokolaj
Organi i akuzës u është rikthyer raporteve mjekësore të viktimave të Gërdecit, me qëllim dokumentimin e plotë të akuzës së vrasjes ndaj 26 personave dhe plagosjes së 300 të tjerëve. Gjatë ditëve të fundit, mësohet se në Prokurori janë administruar dokumentet hetimore që flasin mbi vdekjen e shtatë të plagosurve që u dërguan për kurim në Itali, pas tragjedisë së ndodhur më 15 mars 2008 në Gërdec. Më parë në dosje ishin administruar raportet e autopsisë së 19 viktimave të tjera të ngjarjes, të cilët humbën jetën menjëherë në vendin ku ndodhën shpërthimet, ose vdiqën më pas në spitalet shqiptare. Për shkak të transferimit të dokumentacionit të spitaleve italiane nga Brindizi në Tiranë, dokumentet që flasin për vdekjen e 7 personave që u dërguan atje për kurim nga djegiet, por që nuk arritën të shpëtojnë, janë administruar më vonë në dosje. I gjithë ky proces mësohet se po bëhet me vëmendje nga Prokuroria në funksion të mbrojtjes së akuzës së ngritur ndaj tre të arrestuarve, Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli, për vrasje masive të kryer në Gërdec. Burimet zyrtare thanë se tre të pandehurit nuk e kanë pranuar akuzën e vrasjes, madje kanë bërë deklarime duke e kundërshtuar atë. Prokuroria, nga ana tjetër, ka dokumentuar se 26 persona kanë vdekur, ndërsa mbi 300 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të kontenjerëve të mbushur me barut dhe municioneve të pa demontuar që ishin grumbulluar në Gërdec.
300 të plagosur
Por duket se organi i akuzës nuk është mjaftuar me verifikimin dhe dokumentimin e akteve të autopsisë për personat e vdekur. Pasi ka analizuar me hollësi dokumentet e hartuara nga policia lidhur me personat e plagosur, Prokuroria ka urdhëruar verifikimin e raporteve mjekësore dhe gjendjes reale të personave të plagosur. Një pjese të madhe të personave të plagosur po u ribëhen raportet mjeko-ligjore për dëmtimet që kanë pësuar, me qëllim dokumentimin e plagosjes së tyre si pasojë e shpërthimeve në Gërdec. Sipas Prokurorisë, raportet për personat e plagosur është e nevojshme të rishikohen dhe të plotësohen, për shkak se në disa prej tyre janë vënë re pasaktësi. Kjo duket se ka ndodhur me ata të plagosur që mbërritën në spitale ditën e parë dhe të dytë të tragjedisë, kur vëmendja kryesore ishte përqendruar në mjekimin e të dëmtuarve dhe shpëtimin e atyre që ishin në rrezik për jetën, sesa tek plotësimi strikt i dokumentacionit. Një tjetër faktor që ka ndikuar në pasaktësinë e disa rapo-rteve mbi të plagosurit, ka qenë kaosi i krijuar si pasojë e tejmbushjes së spitaleve me persona të dëmtuar. Megjithatë Prokuroria konfirmon se është verifikuar me vëmendje i gjithë dokumentacioni dhe për rastet që është e nevojshme rishikimi, është vepruar me anë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku janë saktësuar dëmtimet fizike që kanë pasur rreth 300 personat e plagosur në tragjedinë që ndodhi më 15 mars pas shpërthimit të fabrikës së çmontimit të predhave në Gërdec. Sipas përllogaritjeve hetimore, mbi 700 tonë barut dhe më tepër se 15 mijë predha morën flakë dhe shpërthyen mesditën e 15 marsit 2008, pas një shkëndije zjarri të shkaktuar brenda fabrikës nga saldimi i një karroce të dëmtuar me të cilën transportohej jashtë fabrikës baruti i dalë nga çmontimi i predhave.
"Krimi në fabrikën e Delijorgjit"
TIRANE - Demontimi jashtë të gjitha rregullave të çmontimit të municioneve dhe si pasojë vrasja masive e 26 personave, plagosja e mbi 300 të tjerëve dhe dëmtimi i më shumë se 5 mijë banesave, kanë ndodhur në punishten e ngritur në Gërdec nga biznesmeni i hekurit, Mihal Delijorgji. Ai është arrestuar tri ditë pas tragjedisë bashkë me Dritan Minxollin, personin që kishte emëruar si drejtor në fabrikën e çmontimit në Gërdec. Bashkë me Delijorgjin dhe Minxollin, Prokuroria urdhëroi edhe arrestimin e ish-drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinarin, i cili kishte nënshkruar kontratën për çmontimin e municioneve në Gërdec si dhe kishte detyrimin për të verifikuar zbatimin e rregulloreve ushtarake mbi municionet.