Berisha kundër Bollanos: S’preket 7501
Partia Demokratike dhe qeveria e saj nuk do të abrogojë ligjin 7501 “Për tokën”.
BLEDAR HOTI
Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e djeshme të qeverisë doli kundër kërkesës së bërë nga kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, për abrogimin e ligjit 7501 “Për tokën bujqësore”, duke theksuar se si prioritet për qeverinë do të jetë verifikimi i titujve të pronësisë të dhënë gjatë 17 viteve. “Garantoj të gjithë fermerët dhe qytetarët shqiptarë që kanë marrë tokë në përputhje me ligjin 7501, në përputhje me kriteret dhe në zbatim të këtij ligji, se ky proces nuk u cenon atyre asnjë centimetër tokë”. Sipas tij, verifikimi i titujve të pronësisë përbën një kusht vendimtar për përcaktimin e pronësisë, dhënien përfundimtare të titujve dhe kompletimin e reformës së tokës.
Akuzat ndaj bashkiakëve
Berisha ka qenë mjaft i ashpër ndaj kryetarëve të bashkive dhe komunave, duke i akuzuar një pjesë të tyre se kanë abuzuar me procesin e ndarjes së pronës. Madje, kreu i Ekzekutivit ka lidhur kërkesat me abrogimin e ligjit 7501, si përpjekje të bëra nga ana e mafies së tokave. “Ata që kanë grabitur tokën, në radhë të parë janë pushtetarë dhe, unë garantoj qytetarët shqiptarë, se në këtë shqyrtim nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë tendencë politike, të cilësdo ngjyrë apo grupim. Cilido pushtetar vendor apo qendror që ka përvetësuar tokën në kundërshtim me ligjin, do të përballet me ligjin dhe humbjen përfundimtare të pronësisë mbi të. Grupi i dytë i abuzuesve të mëdhenj janë kryetarë bashkish dhe kryesisht komunash, që me pusulla dhe kundrejt korrupsionit, në kundërshtim me ligjin 7501, kanë ndarë dhe u kanë dhënë të tjerëve, qoftë edhe vjet, sasi të mëdha toke pa asnjë bazë ligjore dhe jetim mbeten pronarët. Prandaj askush të mos përpiqet të dezinformojë 400 mijë familjet shqiptare që kanë marrë tokë në përputhje me kriteret e ligjit 7501”, deklaroi Berisha. Sipas tij, “çdo përpjekje për t’i trembur dhe frikësuar është thjesht përpjekje që mafia grabitqare e tokës bën kundër këtij ligji. Partia Demokratike dhe koalicioni i partive të maxhorancës nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë të ndryshojë ligjin 7501". “Partia Republikane, partia jonë aleate, e hershme dhe tradicionale, ka pranuar gjithnjë këtë qëndrim të aleatëve të saj. Ndaj është jashtë çdo lloj spekulimi që, me këtë ligj, ne synojmë të prekim qoftë edhe një pëllëmbë tokë, të marrë në mënyrë korrekte nga ligji 7501. Por do të ishte një krim shumë i rëndë në qoftë se ne do të titullonim abuzimin e madh të bërë me ligjin, abuzim që arrin në miliarda dollarë. Me dhjetëra mijëra hektarë janë përvetësuar në mënyrë të pandershme dhe në kundërshtim me ligjin”, deklaroi Kryeministri. Ndërsa i ka kërkuar kryetarit të komisionit qeveritar të procesit të verifikimit të titujve të pronësisë, zv.kryeministrit Genc Pollo, që në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë dhe specialistë të fushës, të hartojnë programin e punës për t’i dhënë një përgjigje sa më të shpejtë këtij problemi.
“Abuzuesit kanë 3 muaj afat të dorëzojnë pronën”
Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e djeshme të qeverisë iu bëri thirrje personave që të dorëzojnë tokën të gjithë atyre që e kanë përfituar atë në mënyrë të pamerituar. Ai u ka lënë tre javë kohë abuzuesve të tokave të kthejnë pronat të marra në mënyrë të padrejtë. “Unë do të bëj një thirrje që të gjithë ata që e kanë marrë tokën në mënyrë të pamerituar ta dorëzojnë atë. Le të përcaktojnë një periudhë të cilën ne t’ua njohim - dy muaj ose tre muaj - dhe ta dorëzojnë vetë tokën. Në të kundërt, duhet të veprojnë fuqishëm të gjitha prerogativat penale, si ndaj atyre që e kanë dhënë padrejtësisht, ashtu dhe ndaj atij që e ka marrë abuzivisht tokën”, deklaroi Berisha. “Sipërfaqet e pushtuara padrejtësisht duhet të kalojnë në fondin e kompensimit të tokës, për t’i u kthyer pronarëve dhe për ta shtyrë përpara këtë proces”, theksoi Kryeministri. Sipas tij, qeveria nuk ka synim ndëshkimin, ndaj të përcaktojmë një periudhë gjatë së cilës çdo posedues i pamerituar i tokës të bëjë dorëzimin e saj në komision, sipërfaqen e saj të marrë padrejtësisht. Kjo, sipas tij, do të ishte një zgjidhje më e butë se sa të fillojmë me prerogativat ligjore për të rivendosur ligjin. “Ne nuk kemi synim ndëshkimin, por rivendosjen e së drejtës. Për këtë të caktojmë një periudhë, në të cilën çdo posedues i pamerituar e dorëzon në komision tokën e përfituar pa të drejtë. Kjo sigurisht do të jetë një zgjidhje më e mirë, se sa të fillohet me prerogativat ligjore, nga më seriozet, për të rivendosur këtë ligj”, deklaroi Berisha. Në bazë të të dhënave që disponon Ministria e Bujqësisë, janë rreth 20 mijë vendime që janë dhënë në mënyrë paligjshme dhe këto janë kryesisht në zonën më të lakmuar të Shqipërisë, bregdetin jugor.
Bollano: E ndajmë vetë tokën
Të dielën, më 10 gusht, në Himarë shoqata “Bregdeti” në mbështetje të së cilës ishte edhe kryebashkiaku Vasil Bollano, kërkuan abrogimin e ligjit 7501 “Për tokën”, duke e cilësuar si mjaft abuzues dhe që ka sjellë ndarje jo të padrejtë të saj. Në tubimin e kryer u hodhën dhe parulla greke, duke propozuar dhe krijimin e disa komisioneve të posaçme, të cilat do të zhvlerësojnë shpërndarjen e tokave me ligjin 7501. “Qëllimi ynë është që të diskutojmë e të merremi vesh të gjithë, pasi ky s’është një takim vetëm i Himarës, apo vetëm i shoqatës ‘Bregdeti’ apo ‘Omonia’, ky është një takim i gjithë zonave të bregdetit dhe për këtë duhet të merremi vesh të gjithë. Janë disa lloj akuzash që kalojnë për çështjen e pronave në Himarë, siç është rasti i Porto Parlemos, që ne do i vemi deri në fund”, tha Bollano. Ai shtoi se, “thonë që kam vjedhur pronat, mos prisni t’ju them unë, po i kam vjedhur, por faktojini, dhe më diskretitoni më pas. Këtu duhet menduar sesi t’i zgjidhim çështjet”.