OLIMPIADA
Majkëll Felps hyn në histori
Amerikani Majkëll Felps është tanimë vetëm dy medalje larg barazimit të legjendarit Mark Spitz, i cili ka marrë 7 medalje të arta brenda një Olimpiade. Felps ka marrë të mërkurën edhe dy medalje të tjera të arta. Notari amerikan Majkëll Felps vazhdon misionin e tij për thyerjen e rekordit të marrjes së medaljeve të arta në Olimpiadë. Ai ka marrë të mërkurën edhe dy medalje të tjera të arta. Felps është vetëm 2 medalje larg legjendarit Mark Spitz, i cili ka marrë 7 medalje ari në një Olimpiadë.
Dëmtim horror për peshëngritësin
Një eksperiencë e dhimbshme ajo e peshëngritësit hungarez Janos Baraniai, i cili dje ka thyer krahun në Pekin. Menjëherë pas incidentit dramatik ai është shtruar në spital në Pekin për të vënë në vend krahun e djathtë, të dëmtuar gjatë garimit në kategorinë e peshëngritjes për meshkuj në peshën 77 kg. Duke ngritur një shtangë prej 148 kilogramësh, Baraniai ka pësuar dëmtimin e dhimbshëm: bërryli i tij ka dalë nga vendi.
Tenis/Federer-Nadal në çerekfinale
Nadal e Federer avancojnë në turneun olimpik në tenisin për meshkuj. Lideri i ardhshëm i klasifikimit zyrtar të tenisit për meshkuj Rafael Nadal, ka kaluar në çerekfinale pas ka mundur rusin Igor Andreev me rezultatin 6/4 6/2. ndërkaq Roxher Federer ka arritur të eleminojë çekun Tomas Berdish me rezultatin 6/3 7/6. Edhe serbi Novak Xhokoviç ka kaluar në çerekfinale.
Xhudo/Japonia “ar” në 70 kg femra
Japonezja Masae Ueno fiton medaljen e artë në Xhudo. Për të kjo është medalja e dytë e fituar pas asaj të Athinës në xhudo në kategorinë 70 kg. Pas saj është renditur kubania Anaisi Hernandez, me medaljen e argjendtë dhe medaljen e bronztë e kanë fituar holandezja Edit Bosh dhe amerikania Ronda Rousey
Xhudo/Tjetër e artë për Gjeorgjinë
Një tjetër medalje e artë për Gjeorgjinë në Olimpiadat e Pekinit. Irakli Tsirekidze është ngjitur në shkallën më të lartë të poditnë xhudon për meshkuj, në kategorinë 90 kg. I dyti është renditur gjeorgjiani Amar Benikhlef. Medaljen e bronztë e kanë fituar egjiptiani Hesham Mesbah e zvicerani Sergei Ashvanden.
Skermë/ Fiton medaljen Heideman
Sportistja gjermane Brita Heideman ka arritur të fitojë medaljen e artë në skermë individuale. Ajo ka mundur në finale rumunen Ana Maria Branza me rezultatin 15-11. E bronzta është fituar nga hungarezja Ildiko Mincza-Nebald, e cila ka mundur në skermë kinezen Li Na duke shënuar rezultatin15-11.
Not 4x200/ Rekord i Francës
Franca ka vendosur një rekord të ri evropian në garat për femra në garat 4x200 stil i lirë në Olimpiadat e Pekinit. Me kohën 7’50'’37, Alena Popçanka, Selin Kouderc, Kamile Muffat dhe Koralie Balmy kanë realizuar kohën më të mirë, duke përmirësuar rekordin që e mbante Gjermania. Ai ishte shënuar në 2006-n.
Brajant “dashurohet” me Pelegrinin
Federika Pelegrini realizon një tjetër “fitore italiane”: notarja, kampione e re olimpike në 200 metra stil i lirë, duket se ka magjepsur edhe Kobi Brajant. “Federika ka qenë e jashtëzakonshme, kam shumë dëshirë ta njoh”, i ka thënë Brajant menaxherit të së kaltrës. “Vërtetë Brajant dëshiron të më njohi? Jo, jo ndryshe ju gazetarët... Le të themi se Luka Marini im s’ka rivalë në këtë fushë”.