Dritëroi: Po ndodhin çudira, duan të çmitizojnë figurat
Shkrimtari dhe politikani i njohur, Dritëro Agolli, reagon duke e cilësuar absurde dhe të pavend vendimin e senatit të universitetit të Vlorës për heqjen e emrit të Ismail Qemalit.
Eglantina Nikollaj
Sipas tij, Vlora duhet të krenohet me emrin e patriotit të madh që themeloi shtetin shqiptar, Ismail Qemali, dhe jo ta çmitizojë figurën e tij. “E dëgjova lajmin në media dhe u habita. Them se Vlora do reagojë dhe nuk do të lejojë të bëhet konkret një vendim i tillë”, u shpreh Agolli. Ai pohoi më tej se ka shumë gjasa që e gjitha kjo po bëhet që pas një farë kohe, universitetit t’i vihet një emër tjetër “i çuditshëm”, duke argumentuar se edhe ky veprim është në vazhdën e çudirave që ndodhin ditë për ditë në vendin tonë. Sipas tij, edhe universitetet e tjera të vendit tonë mbajnë emra të figurave të tilla patriotike, të cilët janë bashkëkohës të Ismail Qemalit, e madje ai i quajti si apostuj të tij. Këtu ai renditi figura të tilla si Fan Noli, Luigj Gurakuqi apo Aleksandër Xhuvani, emrat e të cilëve identifikojnë tashmë universitetet tona.
Z, Agolli, universitetit të Vlorës i hiqet emri “Ismail Qemali” me vendim të senatit të po këtij universiteti. Si e komentoni këtë vendim?
Në Shqipëri ditë për ditë, apo një herë në javë ndodhin çudira. Një nga këto çudira është edhe ky vendim për heqjen e emrit të Ismail Qemalit nga universiteti. Mbase vlonjatët apo senati përgatitet për t’i vënë ndonjë emër tjetër këtij universiteti, pasi mashtrojnë me këtë që thonë, se do ta lënë vetëm me “Universiteti i Vlorës”. Mendoj se pasi ta quajnë në fillim: “Universiteti i Vlorës”, do i gjejnë një emër tjetër të çuditshëm, që t’ia vënë. Por them se Vlora vetë, do të reagojë për këtë vendim. Sepse ku ta gjesh një universitet të quhet me emrin e njeriut më të famshëm, i cili ngriti flamurin e pavarësisë dhe u bë simboli i gjithë trevave të Shqipërisë.
Në mbledhjen e senatit është argumentuar se, Ismail Qemali nuk ka pasur kontribut akademik. Ju duket ky një motiv i justifikueshëm?
Këta tregojnë injorancë, sepse vetë shpallja e pavarësisë kishte në strategjinë e saj të zhvillohej kultura, ekonomia, arsimi etj. Ismail Qemali, kishte këtë qëllim pra. Mua nuk më tingëllon bukur kjo që po ndodh... Në disa qytete të tjera të vendit universitetet janë me emra të personaliteteve të krahinave. P.sh., Universiteti i Shkodrës mban emrin e Luigj Gurakuqit, në Korçë, Fan Noli, në Elbasan Aleksandër Xhuvani, etj. Këta të gjithë kanë qenë bashkëkohës të Ismail Qemalit. Ata ishin si apostujt e tij. Çfarë, mos duhet të heqim tani emrat e gjithë këtyre patriotëve që janë në universitete? Në Vlorë, edhe një njeri, që ata kanë dhe i nderon me emrin e tij, ata duan ta heqin. Ka një rrymë të tillë në Shqipëri që ne duam t’i çmitizojnë figurat. Deri më tani, të vetmit universitet që i është hequr emri në vendin tonë është ai Tiranës, që më parë quhej “Enver Hoxha”. Tani po i heqin emrin dhe Ismail Qemalit.
Çili: Universitetet, autonomi për emrin
Një nga themeluesit e Universitetit Evropian të Tiranës, Henri Çili, nuk e sheh me sy kritik vendimin e senatit të akademikëve të Vlorës. “Unë nuk e shoh problematik vendimin e senatit të Universitetit të Vlorës, aq më pak si ndonjë skandal”, u shpreh dje Çili. Sipas tij, universitetet, komunitetet e pedagogëve, studentëve e punonjësve, duhet të kenë vetë autonominë për zgjedhjen e emrit të institucionit të tyre. Kjo ndoshta përmes një diskutimi më të gjatë dhe më përfshirës, jo thjesht si një vendim i senatit. “Është në frymën e autonomisë, që universitetet, përfshirë edhe ato publike t’i krijojnë vetes një identitet apo një fizionomi, duke filluar nga emri”, u shpreh ai. Sipas tij, në rastin e universitetit në Vlorë, ky vendim i senatit, as i ul e as i ngre vlerat emrit të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit.
Protestë në Ulqin për heqjen e emrit
ULQIN – Pjesëmarrësit në panairin e librit në Ulqin reagojnë kundër vendimit të Universitetit të Vlorës për heqjen e emrit të Ismail Qemalit. Burime pjesëmarrëse në këtë panair pohojnë se, sapo është mësuar ky lajm, intelektualët shqiptarë, mes të cilëve dhe akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qose, kanë zhvilluar një protestë në qendër të Ulqinit, duke shfrytëzuar dhe aktivitetin e numrin e madh të pjesëmarrësve. Protestuesit e kanë cilësuar si një turp dhe një tentativë të senatit të universitetit “Ismail Qemali” për të njollosur figurat e kombit shqiptar. “Nuk do të arrijnë ta realizojnë këtë, sepse nuk do të lejohen nga intelektualët dhe patriotët shqiptarë kudo që ndodhen”. Protestuesit i kanë kërkuar senatit publikisht në një konferencë shtypi si dhe rektorit të anulojë dhe të korrigjojë sa më shpejt këtë vendim të turpshëm dhe keqdashës për universitetin dhe emrin e nderuar që mban, atë të patriotit të shquar Ismail Qemali. Pas reth 30 muntash, tubuesit janë shpërndarë me premtimin se nëse vendimi i senatit dhe i rektorit të universitetit nuk do të anulojë këtë vendim do të reagojnë dhe në ditët në vazhdim me protesta masive në Ulqin dhe Kosovë.
Leskaj: Vendimi i senatit i pabazuar dhe i nxituar
VLORE – Deputeti i Vlorës, Bujar Leskaj, reagoi ashpër ndaj ndryshimit të emrit të universitetit, duke e cilësuar një veprim të papjekur dhe tërësisht të nxituar. “Senati i universitetit mendoj se më parë duhet të ishte konsultuar me një sërë analistësh me historianë, pedagogë dhe shumë më gjerë e më pas të dilte në një përfundim. Në këtë rast senati i universitetit ka gabuar. Universiteti i Vlorës më shumë se emërtimi ka problem përmbajtjen dhe produktin që nxjerr: sa është i aftë që me studentët që nxjerr në treg të konkurrojë në tregun e ideve, të politikës, punës dhe më gjerë. Propozimi është një vendim i pabazë, i pamotivuar i senatit dhe rektorit të universitetit të Vlorës, gabim të cilin unë kam mendim të plotë që po ky senat dhe ky rektor do të dinë të korrigjojnë”. Duke folur si qytetar i Vlorës, Leskaj pohon se është emri i madh i Ismail Qemalit që lartëson dhe nderon këtë universitet, në marrëdhënie dhe me institucionet e tjera. Sipas tij, emërtimet e universiteteve në vendin tonë i rezistojnë çdo lloj sistemi dhe ngjyre politike.
Universiteti, hiqet emri i Ismail Qemalit
Ismail Qemali nuk do të jetë më simbol akademik i Vlorës. Vetë senati i universitetit që mban emrin e themeluesit të shtetit e vendosi me shumicë votash, iniciativën e rektorit Tanush Shaska.
VLORE/ QEMAL BIRAKU
Në mbledhjen e zhvilluar në orën 19:00 të së shtunës, me qëllim miratimin e buxhetit, në rend të ditës është vendosur papritur për pjesëmarrësit emri i Ismail Qemalit. “Emri duhet ndërruar se na krijon probleme në lidhje me botën dhe ndërkombëtarët. Të gjithë universitetet e botës nuk kanë emra dhe ne duhet ta lëmë thjesht Universiteti i Vlorës”, ka qenë argumentimi i bërë nga rektori. Por, debati ka precipituar mes anëtarëve të senatit dhe rektorit, aq sa mësohet se Shaska e ka cilësuar Ismail Qemalin si një personalitet që nuk ka lidhje me shkencën, nuk ka kontribuar në këtë drejtim dhe nuk është akademik. Burime nga senati pohuan se ndryshimi i emrit ka qenë i papritur për ta, megjithëse 8 prej tyre votuan pro propozimit për heqjen e tij dhe 6 kundër. Sipas pedagoges, dekane e Fakultetit Juridik, Arta Musaraj, një ndër kundërshtueset e propozimit, për mbledhjen e mbrëmjes janë lajmëruar në orën 14:00. “Nuk kishim dijeni më parë për këtë mbledhje, u befasova se si u njoftuam me urgjencë, na thanë se rendi i ditës ishte për miratimin e buxhetit. Por kur filloi mbledhja në rendin e ditës ishte dhe ndërrimi i emrit të universitetit”. Ajo tregon se për rreth 2 orë është bërë debat mes anëtarëve të senatit dhe rektorit, derisa u hodh në votim, për të fituar me 2 vota diferencë. Veprim tepër i nxituar është cilësuar dhe nga përfaqësuesi tjetër i senatit, ish-rektori Bilal Shkurtaj. I pyetur nga gazeta ai pohoi se, propozimi mund të bëhej vetëm pas diskutimeve me stafin akademik, historianë e politikanë. “Nuk mund të luhet kaq lehtë me figura të rëndësishme të kombit”, u shpreh Shkurtaj.
Por, emri i universitetit të krijuar 14 vjet më parë, pikërisht në tetor të vitit 1994 do të shoqërohet dhe me heqjen e bustit të Ismail Qemalit, vendosur në 10-vjetorin e krijimit. Në ceremoninë e hapjes së Universitetit të Vlorës ka qenë i pranishëm dhe ish-presidenti i atëhershëm, Sali Berisha. Krijuesit e universitetit në atë kohë vendosën unanimisht që emri i një prej personaliteteve më të shquar të vendit tonë, si Ismail Qemali, të përfaqësonte dhe institucionin e lartë arsimor. Ndryshimi i emrit mësohet se është diskutuar ditët e fundit nën zë, në radhët e pedagogëve, por vetëm të shtunën u bë publike. Propozimi ishte iniciativë e rektorit të zgjedhur në janar të këtij viti, Tanush Shaska. Në fakt, në faqen zyrtare të internetit të universitetit, në asnjë rast nuk është shënuar emri zyrtar i tij, “Ismail Qemali”. Kjo, deri në momentin që u zyrtarizua heqja dorë nga emri i diplomatit dhe nga godina e tij.
Fuga: Universiteti ta justifikojë këtë emër të madh
prof.dr. Artan Fuga
Nëse verifikohet se senati i universitetit «Ismail Qemali» të Vlorës ka marrë vendimin për ta hequr këtë emër të nderuar nga porta e atij universiteti, nuk do të ndjeja veçse trishtim për atë vendim. Nuk e di, miq gazetarë sapo ma kanë thënë këtë lajm. Nuk dua ta besoj. Shpresoj të mos jetë i vërtetë.
Çfarë do të sillte ky ndryshim emri dhe nëse do të justifikohej me argumentin pa bazë se Ismail Qemali nuk paska qenë një figurë intelektuale?
Kur kam lexuar kujtimet dhe deklaratat e Ismail Qemalit përgjatë periudhës së vështirë të shpalljes së Pavarësisë dhe muajt e tmerrshëm në vazhdim, kam pas thënë:
Çfarë kulture intelektuale e madhe!
Jurist, gjeopolitikan, psikolog, i madh, ndofta jo si konferencier auditorësh, por tamam si burrë shteti me një formim që i bënte nder kombit në periudhën, kur ai jetonte dhe luftonte për shtetin shqiptar.
Ai ishte një intelektual i madh sepse dijet e tij, argumentet historikë, juridikë, i vinte në funksion të themelimit të shtetit shqiptar.
Çfarë do të quajmë intelektual?
Atë që ka ndonjë diplomë universitare të dyshimtë?
Jo, nuk është ky përkufizimi i intelektualit.
Vetëm tekstin e dorëheqjes së Ismail Qemalit të lexosh dhe befasohesh nga logjika e argumentimit të tij si analist i madh politik, i lidhur ngushtë me veprimin praktik.
Ismail Qemali nuk do ta kishte bashkuar kurrë departamentin e drejtësisë me atë të detarisë, sikurse i pati shkuar ndërmend dikujt!
Kudo në Perëndim ka emra universitetesh me emra shtetarësh të mëdhenj. Askush nuk mendon të thotë se nuk duhen ato emra. Kur një institucion i çfarëdoshëm mban emrin e Ismail Qemalit, në cilëndo fushë që ai të veprojë, duhet të punojë pafund për ta justifikuar këtë emër të madh.
Mund të ketë një justifikim. Dikujt mund t’i duket emër i madh mbarëkombëtar emri i Ismail Qemalit, ndërkohë që mund të gjykojë se institucioni duhet të jetë zonal, të respektojë përmasat e veta lokale. Do ta kuptoja disi, por edhe një universitet zonal mund të mbajë një emër mbarëkombëtar.