Driza ,: Flamurtari “e pelqen” birren “Norga”

Me seancen e stervitjes, zhvilluar dje mbasdite, ekipi vlonjat ka mbyllur pergatitjet e tij per ndeshjet e trekendores te Kupes "Norga" qe do te zhvillohen sot ne Vlore, me pjesemarrjen e Flamurtarit, Dinamos dhe Elbasanit. Duket se per keto ndeshje trajneri Canaj nuk do te ndryshoje shume ne formacionin baze, duke synuar te luaje po me ata futbolliste titullare, si dhe ne ndeshjen e fundit miqesore. Keshtu, skuadra vlonjate do te rreshtohet ne fushe me 4 4 2, me Billen ne porte, Sakajn, Drizen, Beharin dhe Begajn ne mbrojtje, Guna, Kuqi, Bokatola dhe Roxher ne mesfushe, Nenaj dhe Fjodor Xhafa ne vijen e sulmit.
Driza kerkon dhe te dyten
Premio prej 10 mije dollare e vendosur nga biznesmeni Agron Haxhiraj per ekipin fitues e ka "joshur" jo pak ekipin e Flamurtarit, per te synuar me cdo kusht fitimin e ketij trofeu. Por duke dashur t'i shprehin edhe ndryshe synimet e tyre, vlonjatet ne keto takime trekendore nuk do te harrojne te perfitojne edhe ne drejtim te konsolidimit si skuader.
Ekipi vlonjat e ka shijuar edhe vitin e kaluar kete fitim te ketij trofeu dhe premion e vendosur, ku perballe kishte Besen dhe Lushnjen. Kete vit duket se gjerat kane ndryshuar, jo vetem se premio per fituesin eshte dyfishuar, por edhe se perballe do te jene kundershtare edhe me forte si, Dinamo dhe Elbasani. Edhe pse nuk do ta kene te lehte, vlonjatet jane optimiste se do te arrijne t'i konkretizojne me sukses perpjekjet e tyre per ta fituar kupen "Norga". Kete mendim dhe bindje shpreh dhe kapiteni Driza, kur thote: "Po kthehet ne nje tradite te mire organizimi ne prag te kampionatit i Kupes "Norga". Flamurtari, vitin e kaluar e ka merituar fitimin e saj dhe synon ta perserise suksesin. Ekipet kundershtare jane me forte, sepse Dinamo ka nje grup me futbolliste shume te mire. Po keshtu Elbasani, pavaresisht problemeve qe po kalon, eshte kampiomn ne fuqi. Me kete vleresim per ta, jemi pergatitur gjate gjithe javes. Suksese do te kishte vlere, pervec anes materiale, edhe ne planin moral, sepse do te sherbente si nje nxitje per ta filluar kampionatin me gjendjen e duhur psikologjike".
Organizohen tifozet vlonjate
Ka shume mundesi qe sot te shfaqen ne stadiumin "Flamurtari", krahas dekorit te vendosur nga prodhuesit e birres "Norga", dhe ai i tifozerise vlonjate. Eshte bere me dije se ka disa dite qe nje grup i tifozeve vlonjate po merr masat e duhura ne organizimin e tyre ne mbeshtetje te skuadres se zemres. Ne nje prononcim te bere dje, kryetari i shoqates se tifozeve vlonjate, Agron Sinani tha: "Duke filluar nga ky aktivtet dhe ne vazhdim, shoqata jone do te mbeshtese skuadren ne cdo ndeshje, brenda dhe jashte Vlores. Grupi po pajiset me flamuj dhe bluzat kuqezi te ekipit, duke krijuar dekorin e tij karakteristik ne stadium. Me rikthimin e Flamurtarit n- kategorine superiore edhe ne do t'i "pershtatemi" ketij niveli".
Moisi Dalipi