Maliqi, nje skuader ndryshe
Ekipi i futbollit i qytetit te Maliqit, ka rreth dy jave qe ka nisur stervitjen ne kuadrin e pergatitjeve per kampionatin e ri, sipari i te cilit do te ngrihet ne muajin shtator. Gjate kesaj periudhe ne grupin e skuadres vecmas futbollisteve te afirmuar, te cilet kane kontribuar per Maliqin edhe kampionatin e kaluar jane afruar edhe disa djem te rinj, te cilet jo vetem kane te dhena te mira, por edhe shume deshire te kontribuojne per ta ngritur ekipin ne kategori me te larte. Madje, duhet thene se, midis tyre spikat i riu i talentuar Edmond Pino, nje mesfushor tipik me tipare sulmuese, qe premton shume per te ardhen, i cili vec aftesive shquhet edhe nga grinta e shpirti i larte i gares. Por, gjithsesi duhet thene se pervec Pinos, ne radhet e skuadres se "qytetit te sheqerit" ka dhe plot djem te tjere te talentuar, qe e duan shume futbollin, ndaj sterviten me seriozitet, pasion e deshie, teksa qellimi i tyre i vetem eshte per te qene sa me shpejt te gatshem per t'i sherbyer skuadres se vendlindjes. Nderkohe, edhe pse qe nga dita e nisjes se stervitjes nuk kane kaluar me teper se dy jave, konstatohet me kenaqesi qe treguesit e parametrave fizike te futbollisteve jane ne rritje. "Fillimi eshte i mire, thone drejtuesit e skuadres, djemte jane te perkushtuar e te impenjuar ne gjithcka qe u japim per te kryer. Pa thene qe frekuentimi i seancave stervitore nga ana e tyre, deri tani ka qene shume i rregullt. Ndaj jemi te mendimit, qe nese do te vazhdohet me kete ritem, frytet e duhura nuk do te mungojne". Gjithnje sipas drejtuesve te skuadres maliqare behet e ditur se, pas kesaj grupi i djemve per t'u harmanizuar sa me mire ne fushen e lojes nepermjet bashkeveprimeve kombinative, duhet medoemos te zhvilloje disa takime miqesore, kjo edhe per te provuar disa nga djemte e rinj neper pozicione kyc, ku ekipi ka boshlleqe. "Dhe nese mundesohet kjo gje, theksojne ata skuadra maliqare kete sezon do te shpalose nje imazh krej tjeter nga ai i vitit te kaluar".
Idion Hoxhallari