E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parid Xhihani, titullar me gola

Parid Xhihani, sulmuesi 23 vjear kavajas, eshte nga ata lojtare qe ka investuar heret per pasionin e tij. "Futbollin e bejne te bukur golat", eshte shprehur nga "Hotel Kalaja" ku Besa kishte mbreme ditqendrimin e fundit te trijaveshit stervitor. "Une kam fatin e mire qe jam sulmues.

Ka luajtur te Besa pa mbushur te 17 tat. Nje eksperience me vete kane qene per te tre sezonet e fundit, dy me Dinamon e nje me Teuten, por edhe te qenit pjesetar i Shpreses se drejtuar ne ate periudhe nga Hasan Lika, trajner aktual i verdhezinjve. "Fteses se presidentit Bizhdili iu pergjigja me gatishmerine maksimale, pasi Besa e sezonit te ri eshte me e mire nga ajo e vitit te kaluar", pohon sulmuesi, qe kthimin te skuadra meme e sheh edhe si shans per te qene titullar e golshenues. "Pritni vetem dy jave", ka thene Xhihani, "dhe do ta shihni se fjalet do t'i bej vepra".

Cfare te rejash vereni ne kete rikthim pas tri vitesh?

Kam luajtur per Besen shume i ri e atehere Kavaja nuk kishte nje skuader si kjo e dy viteve te fundit. Kam gjetur moralin e larte e pergatitjen e madhe te te gjithe grupit, per te hyre ne kampionatin e ri me pretendime te medha. Ajo qe verej eshte rregulli e disiplina e larte stervitore, uniteti i madh mes grupit, serioziteti e pergjegjesia e drejtimit. Elemente keto mjaft te rendesishem per te konfirmuar objektivin maksimal, luften per titullin kampion.

Si sulmues, prej jush kerkohet vecse goli.

Futbollin e bejne te bukur golat. Kam fatin e mire qe do te jem perkrah disa lojtareve te huaj qe perbejne aktualisht sulmin e ekipit. Njoh Binogolin, qe edhe ne kampionatin e kaluar kishte lene pershtypje mjaft te mira te ekipi i Beses. Vleresoj aftesite e grupit dhe do te kerkoj te ve sa me eficence gjithe potencialin tim mia ne sherbim te ekipit.

Dje ka qene dita e fundit ne Pogradec, sot pasdite ne Kavaje e direkt miqesore me Partizanin.

Me sa jam informuar, pas eliminimit nga kupa Intertoto, Partizani akoma nuk eshte organizuar si duhet. Ndersa e kunderta ndodh me Besen, qe ne pese javet e fundit ka punuar shume seriozisht per te fituar gjithe parametrat e duhur.Une jam bashkuar vetem ne javen e fundit me grupin, por puna individuale e panderprere qe nga fundi i kampionatit te kaluar, me bejne qe te mos ndihem prapa te tjereve. Kam edhe une mall, madje shume emocion qe, me t'u kthyer sot nga Pogradeci do te me jepet mundesia te luaj para sportdashesve kavajas qe me kane munguar per tri vitet e fundit. Dua t'i gezoj e t'i kenaq ata me lojen time e, pse jo, dhe me ndonje gol.

Kampionati po troket, kush do te jete tani Parid Xhihani?

Rikthehem te Besa me petkun e titullarit, pozicion te cilit dua t'i "vesh" edhe sa me shume gola. Ne kete pike, nuk dua ta fsheh, madje dua te siguroj stafin, shoket e skuadres dhe tifozet e mrekullueshem kavajas, se dua te te jem "fotokopje" e Bajazitit e Bubeqit, qe kane dale golashenuesit me te mire te kampionateve shqiptare.

Intervistoi: FATMIR EFICA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›