Xhyra: Harrojeni sezonin e kaluar!
Futbollisti besnik i faneles bardhekalter, Klement Xhyra eshte nje nga titullaret qe formojne boshtin e Shkumbinit. Puna sistematike ne stervitje, disiplina, si dhe serioziteti i treguar ne te gjitha seancat pergatitore jane faktoret qe kane ndikuar ne rritjen e nivelit te lojes se futbollistit peqinas. Stoperi gjatosh ka nje moment te mire psikologjik, nisur nga permiresimi i ndjeshem i formes se tij sportive. "Personalisht, thote Xhyra, kam qene shume i impenjuar ne periudhen pergatitore, pasi dua te shikoj tek vetja nje futbollist me te mire se cdo here tjeter. E ndiej qe kam shume mundesi dhe ne kete sezon do te jap me teper". Formen e tij, mbrojtesi peqinas nuk e shikon te shkeputur nga gjendja qe ka arritur momentalisht skuadra. "Shkumbini i ketij sezoni, tregon Xhyra, eshte pa diskutim nje skuader me e mire se ajo e kampionatit te kaluar. Jemi nje grup kompakt, pa emra te medhenj por qe jemi gati te japim gjithcka ne fushen e lojes. Nisur nga kjo, besoj se ecuria ne sezonin e ri do te jete e mbare per Shkumbinin".
Pergatitjet per kampionatin e ri jane shoqeruar edhe me zhvillimin e ndeshjeve miqesore, qe per Xhyren kane patur rendesine e tyre. "Pavaresisht nga rezultatet, ato kane qene nje test mjaft i mire", pohon futbollisti. "Mjaft te them se ne keto ndeshje kemi treguar ate qe kemi bere ne kete faze pergatitore, duke bere te mundur aktivizimin e te gjithe kontigjentit".
Por futbollisti bardhekaltert eshte i mendimit se gjithcka nuk eshte arritur ne menyre te perkryer dhe puna do te vazhdoje ne ditet ne vazhdim. "Megjithate, shton Xhyra, e mira nuk fund. Vete ekipi eshte ne rritje te vazhdueshme, por ne na duhet te mos behemi euforike para kohe, por te vazhdojme te stervitemi po me kete ritem dhe ne ditet ne vazhdim".
Per mbrojtesin bardhekaltert, optmizmi me te cilin Shkumbini pret kampionatin e ri eshte i pranishem te te gjithe futbollistet. "Nese ne sezonin e kaluar ne shfaqem shume oshilacione dhe diskutuam deri ne fund ceshtjen e qendrimit ne kategori, kete kampionat do te jemi nje skuader me e qendrueshme dhe me kompetitive per te pretenduar per nje vend sa me komod ne renditjen perfundimtare", shprehet Xhyra. Ne fund, ai i kthehet "zanatit" te vet: "Kam shume besim se do te paraqitem mire, sidomos ne mbulimin e sulmuesve kundershtare. Shpresoj qe, se bashku me shoket e tjere te mbrojtjes t'i japim me shume siguri skuadres sone. Do te kemi nje fillim te mbare: dy ndeshjet e para i kemi ne fushen tone", perfundon Xhyra.
Nuredin Ceci