E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy te burgosurit shqiptare prangosen pas 40 ditesh arratie

Itali Bledar Shehu dhe Roland Dedaj u arrestuan ne Portin e Macerates

Policia italiane ka vene ne pranga pas 40 ditesh dy shqiptaret e arratisur nga Burgu i Pizes. Mediat italiane raportojne se Bledar Shehu dhe Roland Dedaj u arrestuan dje ne Portin e Macerates ne jug te Italise. Dy te arrestuarit ishin arratisur me 26 korrik dhe policia italiane kishte deshtuar disa here ne operacionet e organizuara per kapjen e tyre.

Dy te rinjte shqiptare kryen nje arratisje spektakolare nga burgu i Pizes ne Itali. Sipas raportit te mediave italiane qe i referoheshin policise ata ishin arratisur duke kapercyer muret rrethuese te burgut me ndihmen e disa carcafeve te bere si litar ndersa kishin dijeni per mosfunksionimin prej kohesh te alarmit qe sinjalizon tentativat e arratisjes. Policia italiane u vu ne kerkim te dy shqiptareve te arratisur Roland Dedja dhe Bledar Shehu perkatesisht 26 dhe 27 vjec po nuk mundi te gjente vendndodhjen e tyre. Po sipas policise te arrestuarit pasi kishin kaluar muret rrethuese te burgut ndaluan nje grua e cila drejtonte nje makine tip xhip dhe e detyruan te zbriste nga fuoristrada duke u larguar me shpejtesi ne drejtim te paditur. Mediat italiane duke iu referuar eksperteve raportuan se kjo ka qene nje arratisje e paralajmeruar pasi burgu ruhet nga nje staf i kufizuar ne numer qe nuk lejonte as ruajtjen e mureve me roje. Dy shqiptaret e arratisur nuk kishin marre ende denimin perfundimtar. Njeri nga ata akuzohej per vjedhje ndersa tjetri per vrasje.

Autoritetet policore nisen hetimet ndersa forca te shumta me uniforme organizuan nje operacion kerkimi ne toke dhe ajer per arrestimin e tyre. Ne dispozicion te kerkimeve u vu edhe nje helikopter. Policia kontrolloi ne te gjithe qytetin dhe akset kryesore te Pizes. Ne te gjitha stacionet e policise ishin shperndare fotot e dy te arratisurve si dhe u mbajten nen kontroll supermarketet ku mendohej se dy te arratisurit mund te hynin per te marre para te cilat do u nevojiteshin per tu arratisur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›