E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manganelli Tirana qender e bashkepunimit te policise italiane per Ballkanin

Drejtori i policise italiane takon Burgajn Bashen dhe Berishen

Drejtori i pergjithshem i policise italiane Antonio Manganelli tha dje se vendi i tij do qe Tirana te behet qender e madhe e bashkepunimit te policise italiane per Ballkanin. Deklarata e kreut te policise italiane u be menjehere pas takimit me homologun Burgaj. Kemi konkluduar per vendosjen e pikave per sekuestrimin e aseteve kriminale. Italia ne kete periudhe ka arritur te mbledhe 9 miliarde euro nga sekuestrimi i aseteve kriminale. Duam ta bejme mafien sa me te varfer dhe kete po bejme vijoi Manganelli. Kreret e policive te te dyja vendeve vleresuan marredheniet e mira deri tani ndersa u angazhuan per bashkepunime te metejshme kryesisht ne zbatimin e ligjit Antimafia.

Me pas drejtori i pergjithshem i policise italiane u prit ne takim edhe nga Kryeministri Berisha dhe ministri i Brendshem Basha. Manganelli theksoi se po punohet bashkerisht ne luften kunder kriminalitetit kapjes se te kerkuarve por edhe ne kuader te ligjit te ri te miratuar nga qeveria shqiptare mbi konfiskimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale. Lidhur me kete Kryeministri Berisha u shpreh se nje lufte e perbashket ndaj ketij fenomeni eshte shume e rendesishme per tu hequr cdo mundesi grupeve kriminale per pastrimin e parave.

Ministri Basha kerkoi ne takim qe te rritet niveli i shkembimit te informacionit dhe pervojes mes dy policive posacerisht per zbatimin e ligjit Antimafia. Ministri i Brendshem shprehu gatishmerine per nenshkrimin sa me shpejt te nje marreveshjeje te perbashket per mbrojtjen e deshmitareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›