E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga, arrestohet ish-infermieri i QSUT



TIRANE - Oficerët e seksionit të Kërkimeve të Policisë së Tiranës, kanë mundur të arrestojnë ish-infermierin e pavijonit të djegieve në “QSUT”, i cili ishte dënuar me 4 vjet burg për “prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” në vitin 2008. Bledi çela është vënë në pranga në banesën e disa të afërmve të tij, në rrugën e Dibrës në Tiranë. çela fillimisht është arrestuar më 14 shtator të vitit 2007, pasi në rrobat e punës së tij, në spitalin ku punonte, iu gjetën 45 doza heroinë. Por katër ditë pas arrestimit, ai u lirua nga prokuroria, pasi policia nuk kishte përcjellë materialet e arrestimit të Bledi çelës në organin e akuzës. Ai u lirua pasi, sipas prokurorisë, kishin kaluar afatet e paraburgimit. Aktiviteti i jashtëligjshëm i çelës u zbulua në shtator të vitit 2007 nga Antidroga e kryeqytetit, kur në afërsi të “21 Dhjetorit” u arrestua Denio Gjinalin, student i Institutit Bujqësor të Kamzës. Gjatë rrëfimit të tij për policinë, shpërndarësi që ishte kapur kur po tentonte të shiste 2 gramë heroinë, tha se drogën e kishte marrë tek infermieri i spitalit “Nënë Tereza”, Bledi çela. Në pavijonin ku punonte çela u gjetën 45 doza heroinë, të futura në rrobat e tij të punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›