Ahtisaari Nobel per paqen mbi Kosoven
Ish-Presidenti i Finlandes dhe ndermjetesuesi kryesor ne negociatat shqiptaro-serbe per zgjidhjen e statusit te Kosoves, Marti Ahtisaari, u nderua me cmimin Nobel per Paqe. Vendimin eshte dhene dje nga Komiteti per cmimin Nobel. Marrti Ahtisaari ka dhene nje kontribut vendimtar per nderprerjen e luftes se Kosoves ne vitin 1999. Pas marrjes se Cmimit Nobel, ai eshte shprehur se ka shpresuar se do fitonte kete cmim. "Perfundimisht kam shpresuar se do te fitoj, sepse kjo eshte mirenjohja me e madhe qe nje personi te profesionit im mund t'i behet. Nuk besoj se eshte lene me dicka pa u bere, meqe javen e kaluar e fitova Cmimin e UNESCO-s per Paqe", ka deklaruar ndermjetesuesi kryesor ne negociatat shqiptaro-serbe. "Ja si eshte teoria ime, kur te behem 70 vjec, miqte e mi brengosen se, ai nuk do mund te vazhdoje me gjate. Me mire t'i japim mirenjohje per punen e tij", ka thene ish presidenti finlandez Marti Ahtisaari. Ai ka ndermjetesuar ne zgjidhjen paqesore te krizes ne Indonezi, nderkohe qe ka ndermjetesuar edhe ne negociatat shqiptaro serbe, per zgjidhjen e statusit te Kosoves. Ish-Presidenti finlandez tha dje se ai i konsideron perpjekjet ne ate vend te Afrikes jugore si punen e tij me te rendesishme. Pas deshtimit te tyre, Ahtisaari me bashkepunetore ka hartuar nje plan i cili parashikon pavaresine e mbikeqyrur te Kosoves. Mbi bazat e ketij plani me 17 shkurt eshte shpallur pavaresia e Kosoves. Komiteti i cmimit Nobel, tha se ish-presidenti i Finlandes ishte nje ndermjetesues i shkelqyer i cili per me shume se tre dekada ka ndihmuar ne zgjidhjen e konflikteve ne shume pjese te botes. Komiteti tha se ai kishte luajtur nje rol te rendesishem ne gjetjen e zgjidhjeve per konfliktet e komplikuara, si ne Aceh dhe ne Kosove apo dhe ne arritjen e pavaresise ne Namibi. Ky komitet thote se 71-vjecari hartoi nje plan, qe Kosoves t'i jepej pavaresia e mbikeqyrur nga komuniteti nderkombetar, plan qe po zbatohet. Komiteti i Cmimit Nobel shpjegoi se ish-presidenti finlandez luajti gjithashtu nje rol te rendesishem ne arritjen e pavaresise se Namibise ne vitin 1990. Ne arsyetim thuhet se Marti Ahtisaari e fitoi kete cmim "per perpjekjet e tij te rendesishme, ne disa kontinente dhe per me teper se tri dekada, per t'i zgjidhur konfliktet nderkombetare". Fituesi i Cmimit Nobel bashke me nje organizate, qe ai ka themeluar, kane punuar gjithashtu ne Irak, Indonezi dhe Irlanden e Veriut. Komiteti i Cmimit Nobel tha se shpreson qe njerez te tjere te mund te frymezohen nga perpjekjet dhe arritjet e tij. Vitin e kaluar, Cmimi Nobel i Paqes iu dha ish presidentit amerikan, Al Gor, dhe nje komisioni te Kombeve te Bashkuara mbi ndryshimet klimatike per punen e tyre per te paralajmeruar boten ndaj kercenimeve te ngrohjes globale. Fituesi i Cmimit Nobel per kete vit fitoi 1.4 milione dollare te ketij cmimi per te cilin konkurruan afro 200 kandidate. Ai ishte i derguari i posacem i Kombeve te Bashkuara per statusin e Kosoves dhe ne raportin e tij final pati propozuar pavaresi te mbikeqyrur per Kosoven.