Punonjesit e pedagogjikes ne proteste per pagen
BERAT- Protestojne para bashkise se qytetit te Beratit 28 punonjesit te konviktit te shkolles profesionale Pedagogjike "Kristo Isak", te cilet kane tre muaj qe nuk kane marre rrogat, ndonese jane punonjes shteti. Te 28 punonjesit e prapavijes se konviktit kane protestuar mengjesin e dites se djeshme para bashkise ku kerkojne nga ana e saj zgjidhjen e problemit te tyre. Sipas pohimeve te punonjesve, shkak per mosmarrjen e rroges eshte bere transferimi i konviktit te vajzave dhe te djemve, te lavanterise dhe te mensave perkatese te kesaj shkolle, ne varesi te pushteti vendor, bashkise. Po keshtu, keta te fundit pohojne per gazeten se "pasi morem prononcimin negativ, se per ta nuk do te kete rroga per tre muajt e fundit vendosem qe te protestojme". Arsyeja qe keta te fundit nuk kane marre rrogat e tyre eshte se, ne momentin e kalimit te dosjeve te punonjesve prane sektorit te qendres ekonomike te Bashkise me vendim te keshillit te ministrave nga qendra ekonomike e shkolles "Kristo Isak" nuk eshte bere delegimi i fondit perkates. Burime nga bashkia bejne me dije se ende nuk na ka ardhur fondi perkates dhe per kete arsye, qendra ekonomike qe ka marre ne vartesi konviktet nuk ka mundesi financimi per pagesen e rrogave, po keshtu keta te fundit kane thene se "nuk mund t'i paguajme keta te fundit sepse nuk jane te kualifikuar ne punen e tyre".