Droga e Lazaratit pranga ne Tirane dy gjirokastriteve
Udhetonin me autobusin e linjes Gjirokaster-Tirane si pasagjere te zakonshem por ardhja e tyre ne kryeqytet kishte nje tjeter synim ate te trafikut te droges por kane rene ne prangat e policise. Edhe pse Alban Kashau dhe Saimir Kore e kishin kombinuar mire moshen pra te jepnin pershtypjen se ishin babe e bir perseri ata nuk kane mundur tua hedhin agjenteve antidroge te qytetit te tyre qe kane sinjalizuar koleget ne kryeqytet se dy persona te dyshuar per trafik te lendeve narkotike ishin nisur drejt Tiranes. Sipas informacioneve policore blute e qytetit te gurte ishin te sigurt se ata e kishin fshehur marijuanen ne nje cante qe e kishin vendosur si te gjithe pasagjeret e tjere ne bagazhin e autobusit per te mos rene ne sy. Madje udhetaret as qe e kane menduar se pas autobusit qendronin ne nje distance jo shume te larget agjentet e antidroges te cilet donin te ishin te sigurt per destinacionin e lendes narkotike dhe madje kontrollonin nga larg zbritjen e udhetareve gjate itinerarit te udhetimit. Kur kane mberritur ne kryeqytet agjentet e ardhur nga Gjirokastra duke mos e pasur te drejten e veprimit ketu e kane deleguar operacionin ne mesnate te strukturat e Drejtorise se Policise se Tiranes te cilet nuk kishte si te mos rezultonin te suksesshem. Ata organizuan menjehere operacionin e koduar Udhetari duke arrestuar ne flagrance dy bujtesit nga Gjirokastra dhe duke sekuestruar sasine prej 4 kilogramesh lende narkotike marijuane ne afersi te sheshit Rilindja ne Tirane. Alban Kashau 20 vjec i denuar me pare per vjedhje dhe prodhim dhe shitje te lendeve narkotike dhe Saimir Kore 59 vjec u sollen me pranga ne duar ne ambientet e ndalimit te policise kryeqytetase. Pas nje hetimi te bere ndaj tyre dhe fale informacioneve te poseduara rezultoi se keta shtetas kane mberritur ne Tirane me linjen e autobusit Gjirokaster-Tirane me sasine prej 4 kilogramesh lende narkotike marijuane e cila dyshohet se kishte destinacion per shitje tregun e Tiranes thuhet ne njoftimin zyrtar te policise kryeqytetase.