E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nepunesit padisin shtetin mbi 6500 raste ne pese vjet

Fenomenti Administrata politike / Shteti kthehet ne borxhli ndaj punonjesve te larguar padrejtesisht

Gjykatat mbingarkohen nga padite qe kane si objekt marredheniet e punes ndermjet punedhenesit dhe punemarresit. Ne total numri i rasteve te paditura ne gjykate shkon ne 6500. Duke iu referuar statistikave te marra nga gjykatat ne vitin 2009 jane 1534 raste te denoncuara nga te cilat vetem 1122 ceshtje jane shqyrtuar. Per vitin 2008 jane 1220 raste te shqyrtuara ne vitin 2007 jane 1498 raste te shqyrtuara ne 2006-n jane 1680 raste te shqyrtuara ndersa ne vitin 2005 jane 635 raste te shqyrtuara. Megjithese nuk ka te dhena specifike qe ndajne keto ankesa nga sektori i administrates publike me sektorin privat gjithsesi vlen te theksohet se numri i tyre vazhdon te qendroje i larte. Nga nje vezhgim i bere me syrin e thjeshte te kureshtarit ne Gjykatat e Tiranes kuptohet qartesisht se mes personave qe padisin jane edhe ish-funksionare te larte te administrates shteterore te ardhur kryesisht nga ministrite e linjes. Cdo ndryshim i kabinetit qeveritar sjell edhe ndryshim te administrates publike ne sektorin ku behen ndryshimet. Keta persona kundershtojne largimin ne menyre te padrejte nga puna dhe kerkojne tu kompensohet demi financiar nga prishja e njeanshme e kontrates. Largimet nga puna ne menyre te padrejte kane perplasur shpeshhere edhe qeverine me opoziten e cila kembengul se largimet e padrejta nga administrata publike i shkaktojne buxhetit te shtetit nje dem miliona leke ne vit. Dergimi i ceshtjeve ne gjykate dhe fitimi i tyre nga ana e paditesit i ka kushtuar miliona euro buxhetit te shtetit. Ne mungese te nje perllogaritjeje te sakte sesa eshte demi financiar i shkaktuar ne buxhet mund te thuhen saktesisht sesa jane ceshtjet e derguara ne gjykate per shkak te nje konflikti mes punedhenesit dhe punemarresit. Per vitin 2009 jane gjithsej 1534 raste te denoncuara nderkohe qe gjykata ka shqyrtuar vetem 1122 prej tyre. Te gjitha largimet e padrejta nga puna per arsye politike ndeshkohen me vendim gjykate duke perfituar keshtu nepunesit e larguar. Menjehere ne kete moment shteti kthehet ne borxhli ndaj kesaj pjese qe i perket administrates kur ne te njejten kohe akuzohet se po paguan diletantet e partise ne pushtet. Krahas nepunesve te administrates shteterore padites jane edhe mjeke ushtarake persona qe kane punuar ne drejtorite e sherbimeve postare si dhe ne shume vende te tjera. Krahas padive per marredhenie pune ne gjykate jane regjistruar edhe shume padi qe kundershtojne vendimet e ministrave te linjes qe kane hequr nga puna persona te administrates.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›