E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oret e tmerrit ne Podgorie

Nga Podgoria

Daniela Zisi

Korce- Cmenduria e Reshat Hadrit perfundon pas 20 oresh terrori dhe arratisje ne pyllin e Malit te Thate, ndersa mengjesin e djeshem ra ne prangat e RENEA-s, pas negociatave me nje psikolog. Rreth 4500 banoret e fshatit Podgorie, qe ndodhet rreth 40 kilometra larg qytetit te Korces, e kane gdhire nen ankthin e frikes dhe te tmerrit qe u kishte kallur bashkefshatari i tyre 45-vjecar. I dyshuari akuzohet per veprat penale te vrasjes, plagosjes dhe armembajtjes pa leje. Ai ka pretenduar se Gazmendi, i biri i tij ushtar ne Tirane, nuk ishte flijuar, por ishte vrare ne sherbim, dy muaj me pare. Shpesh shkonte te varrezat e fshatit, ndersa kishte shfaqur edhe paqendrueshmeri mendore. Gjate aksionit te policise ka kercenuar me vetevrasje dhe me pas ka shfaqur pendese per krimin e kryer, duke menduar per te ardhmen e familjes. Po dje i eshte dhene lamtumira edhe emigrantit te vrare prej tij, Lulzim Lazit, ndersa blute kane qetesuar dy familjet, per te shmangur ndonje tragjedi tjeter.

Ankthi

Askush nuk ka guxuar te dale as ne oborrin e shtepise, nga frika se mos Reshati i armatosur dhe jashte kontrollit, shfaqej papritur per te bere keshtu viktimen e dyte te pafajshme, pas vrasjes se Lulzim Lazit dhe plagosjes se mbeses se tij, Shpresa C. Gjithe fshati ka qendruar me ankth, duke ndjekur levizjen e makinave te forcave te shumta policore dhe shpresuar se Hadri, do te kapej sa me shpejt. Kur ka mberritur mengjesi dhe 45-vjecari ende nuk kishte rene ne duart e specialeve, shume banore nuk i kane derguar femijet ne shkolle, nga frika se duke qene i lire, ai mund te bente gjithcka. Hadri u ka shpetuar bluve pas rrethimit ne banese, sic behet e ditur ne komunikaten zyrtare, duke i qelluar me arme, po per fat te mire pa shkaktuar viktima. Me pas eshte fshehur ne nje guve prane fshatit dhe me tej ne pyll. Vetem rreth ores 09:30, pasi eshte marre njoftimi se autori kishte rene ne pranga, banoreve te fshatit u ka mbaruar ankthi dhe kane nisur te rrefejne skenen makabre te pasdites se hene.

Operacioni

Pergjate gjithe nates se hene, 80 forca policie te Komisariatit Korce dhe Pogradec, si dhe 15 trupa speciale RENEA, kane ndjekur gjurmet e 45-vjecarit, pergjate Malit te Thate. Operacioni i ndjekjes ka zgjatur per me teper se 20 ore, mes shiut, bores dhe terrenit te thyer, deri ne momentin kur tek vendi i quajtur "Koriet e Vakefit", trupat speciale kane paralizuar dhe arrestuar 45-vjecarin Hadri. Burime zyrtare te Policise se Korces, bejne te ditur se gjate gjithe kohes ka qene i lokalizuar vendi ku levizte Hadri, por per shkak te nates, terrenit te thyer dhe bores, nuk ishte e mundur nderhyrja. Duke pasur dhe pervojen e nje dite me pare, kur Hadri thirrjeve te policise per t'u dorezuar u eshte pergjigjur me zjarr, nderhyrja behej edhe me e veshtire. Shefi i Komisariatit te Korces, Latif Kulla, ben te ditur se, "mengjesin e djeshem, se bashku me nje psikolog te forcave speciale, kane negociuar me autorin, derisa ai u bind per t'u dorezuar". I dyshuari ka mbushur disa here armen dhe me ze te larte thoshte: "Cfare bera une, turperova familjen, kush do ma ushqeje ate!?", dhe po kaq here eshte matur te vrase veten. "Por fale negociatave te vazhdueshme autori i ngjarjes eshte kapur i gjalle", tha Kulla. Ne momentin e arrestimit, Hadrit iu kap nje automatik "Kallashnikov", nje kreher me fisheke, si dhe nje granate. Pas ndalimit ai eshte derguar nen masa te rrepta sigurie ne paraburgimin e Komisariatit, ku eshte marre ne pyetje dhe do te prese masen e sigurise nga gjykata.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›