E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sinoptikanet, kete jave temperatura te uleta

Mot i lagesht dhe temperaturat e uleta, do te mbizoterojne ne vendin tone gjate diteve ne vijim. Sipas sinoptikaneve masat ajrore qe do te na shoqerojne kete jave, do te jene me te uleta krahasuar me ditet qe kaluam. Reshje shiu dhe debore do te jene te pranishme deri ne fund te javes, ne menyre te vecante ne zonat malore. Sipas parashikimit te sinoptikaneve, temperaturat do te zbresin deri ne -6 grade Celsius, per t'i lene me pas vendin kthjellimit te motit dhe rritjes deri ne 4 grade Celsius javen e ardhshme. "megjithese gjate ketyre diteve kemi nje rritje te temperaturave me disa grade, ato perseri do te mbeten ne vlera negative, deri ne -6 grade celsius. Nderkohe qe pritet nje permiresim i motit, por vetem kur te jete mbyllur kjo jave" kane pohuar sinoptikanet. Gjate dites se djeshme jane rikthyer vranesirat dhe reshjet ne te gjithe territorin e vendit. Kurse temperatura me e ulet eshte shenuar ne rrethin e Kukesit me minus 12.5 grade. Reshje shiu do te kete ne bregdet dhe zonen e ulet, ndersa reshje debore ne zonat malore. Po keshtu edhe gjate dites se sotme, pritet nje mbizoterim i vranesires dhe reshje ne te gjithe territorin, ndersa zonat malore do te kene debore. Fundjava pritet te nise me mot te kthjellet, por nje tjeter sistem vranesirash pritet te shfaqet perseri te dielen.

Por nga ana tjeter sipas mjekeve ndryshimi i shpeshte i temperaturave dhe luhatja e tyre brenda nje kohe shume te shkurter sjell edhe viroza gripale. Sipas bluzave te bardha me te rrezikuar nga keto viroza jane femijet dhe moshat e treta te cilet duhet te kene kujdes. Nga keshillat kryesore eshte qendrimi ne ambiente te ngrohta por te pastra si dhe perdorimi i sa me shume lengjeve pa gaz.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›