Reshati tentoi te vriste mbesen ne shtepi
Pas vrasjes se 42-vjecarit Lulezim Lazi, autori i dyshuar i ngjarjes, Reshat Hadri, eshte nisur ne drejtim te shtepise se motres se tij, qe jetonte ne te njejtin fshat. Ka trokitur ne shtepine e saj dhe eshte perballur me mbesen, Shpresa C. Mesohet se ajo i ka thene: "Hyr ne shtepi daje!". Ne kete moment ai ka qelluar dhe ne drejtim te saj. Por vajza ka arritur te fshihet dhe ka marre vetem nje plage te lehte. Burime te policise se Korces bejne te ditur, se ka qene pikerisht mbesa qe ka njoftuar policine, duke thene se "dajen e ka lene mendja dhe po terrorizon fshatin!". Deshmitare okulare shprehen se, pasi ka shkuar ne shtepine e te motres, Reshat Hadri ka dale ne mes te fshatit dhe duke qelluar ne ajer, betohej se do i vriste te gjithe ata qe i kishin vrare djalin. Cmenduria e tij ka vazhduar per me teper se nje ore, duke qelluar vazhdimisht sa ne shtepite e fshatit dhe ne ajer. Nje prej banoreve te Podgories, kusheri i viktimes, Sefer Lazi, tregon se kohet e fundit 45-vjecari, kishte shfaqur probleme mendore. "Nuk komunikonte me me njerezit dhe cdo mbremje shkonte ne varrezat e fshatit, ku prehej djali i tij 19-vjecar Gazmendi, i cili ishte vetevrare me armen e sherbimit, ne nje prej reparteve ushtarake ne Tirane", thote ai. Ky mendohet se eshte edhe shkaku i renies ne depresion dhe pasojave te renda, te agresionit te tij.