E Diel, 1 Nëntor 2026

"Reshati nuk pati meshire, qelloi pa shkak dy here Lulezimin dhe ne"

Familja Lazi ne fshatin Podgorie, njihet me emer te mire dhe nuk ka pasur asnjehere probleme apo konflikte. Gjema qe u ka rene diten e hene as nuk e paramendonin, duke e konsideruar si nje te keqe, qe nuk dihet se nga ju vjen. Me autorin e dyshuar te ngjarjes, bashkefshatarin e tyre, nuk kane pasur ndonje mosmarreveshje. Lulezim Lazi, viktima 38-vjecar, kishte vetem pak kohe qe ishte kthyer nga Greqia ku punonte si emigrant sezonal, per te qendruar pak kohe me familjen dhe ne pranvere, te nisej serish drejt shtetit fqinj. Kusheriri i tyre, Valter Xhone, tregon se nje dite me pare, rreth ores 14:00 Hadri po vinte me traktor drejt shtepise se kusheririt te tij, Lulezim Lazi. Per shkak te rruges se ngushte dhe te keqe i eshte permbysur traktori. Para shtepise se tij gjendej Lulezimi, i cili sapo ishte kthyer nga mali. Sipas Valter Xhones, "Hadri i eshte drejtuar Lulezimit duke i thene se kishte prishur enkas rrugen, qe te mos kalonte me traktor dhe menjehere ka nxjerre kallashnikovin duke qelluar ne drejtim te tij, dhe duke e plagosur fillimisht ne kembe". Kane qene familjaret qe e futen Lulezimin ne shtepi. Hadri me pas qellonte me bresheri ne drejtim te shtepise se Lulezimit dhe te xhaxhallareve te ti,j qe i kishin shtepite ngjitur me njeri-tjetrin. Lulezimi del serish ne oborrin e shtepise se tij, pasi ka menduar se ishte vajza e tij e vogel jashte. Ne kete moment Hadri e qellon perseri, ku viktima merr dy plumba ne gjoks. Valter Xhone tregon se pas kesaj, 45-vjecari ka leshuar bresheri te tjera duke rrezikuar edhe jetet e familjeve te tjera. "Lulezimi nuk mundi t'u rezistonte plageve te marra dhe vdiq rruges per ne spitalin e Korces", perfundon rrefimin Valteri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›